“Përplasje në 30 qershor”, PD pranon qarkoren, Alibeaj: Nuk i lirojmë zyrat e bashkive

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj, ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht Qarkoren e shprëndarë një javë para mbajtjes së zgjedhjeve nga PD për strukturat e saj. Në atë Qarkore bëhej thirrje për dhunë dhe pamundësim të zgjedhjeve deri në përplasje me policinë.

“Ne thamë që do të pamundësojmë zgjedhjet dhe kjo bëhet duke mos marrë pjesë. Sa i takon përplasjeve fizike, e menduam. Ju thamë njerëzve që kjo nuk është çështje e opozitës, ne shqiptuam faktin që të mos lejonim zgjedhjet, qoftë edhe fizikisht. I thamë popullit “po e kemi të drejtën, të ndalojmë me çdo lloj mjeti farsën”. Ne nuk kompleksohemi nga asnjë ndërkombëtar, por dëgjojmë zërin e arsyes, që do të thotë nëse nga ana e regjimit ka papërgjegjshmëri, gjë që e treguan, se Rama kërkoi vëllavrasje, pse duhet ta çonim ne në planin e tyre. E lamë të dështonte plani i autokratit dhe kështu ndodhi”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Opozita po përgatit skenarin e radhës për të mos lejuar kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, të shkojnë në zyrë. Atë që e kanë konfirmuar individualisht të ish-drejtues të bashkive të zgjedhur në siglën e PD-së si Xhelal Mziu apo Voltana Ademi, tani e konfirmojnë në nivele të larta nga përfaqësues të PD-së. Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, në një studio televizive, është shprehur se kryetarët e bashkivet të PD-së nuk do të liërojnë zyrën për të zgjedhurit e rinj të PS, që morën mandatin e kryebashkiakëve të rinj në 60 bashki të vendit.

“Nuk është punë karrigesh, tanët nuk e kanë bërë për karrige, se ata po. Kryetarët tanë kanë qenë të diskriminuar nga qeveria, asnjë projekt, kanë bërë vetëm me taksat e vogla. Asnjë mbështetje financiare nuk kanë marrë. Nuk është e rëndësishme çfarë do bëjnë kryetarët tanë, por çfarë do bëjë publiku në këto bashki. Ky që po vjen nuk është produkt i dëshirës së tyre. Kryetarët tanë kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm. Kur nuk njihet procesi, edhe produkti është i paligjshëm”, u shpreh ish-deputeti.

Skip to toolbar