Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se vendi është në një krizë të thellë politike dhe se 30 qershori nuk ndryshoi asgjë në lidhje me këtë. Sipas Çupit, në fakt, 30 qershori forcoi edhe më shumë perceptimin e opozitës se shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri. Në lidhje me një dialog të mundshëm mes palëve për zgjidhjen e krizës në vend, Çupi tha se kjo nuk do të ndodh për aq kohë sa Rama është kryeministër.
“Janë zgjedhje të paligjshme, jo të ndershme. Për këtë arsye themi që janë thjesht votime brenda PS. Ajo çka i jep të drejtë të gjithë kauzës, djegies së mandateve, aksionit opozitar nga shkurti deri më sot me mbi 10 protesta kombëtare dhe lokale, është se jemi në një krizë të thellë dhe asgjë s’ka ndryshuar në datë 30. Vetëm është shtuar perceptimi që kemi një qeveri që nuk e meritojnë shqiptarët. Ne kemi kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E duam pa këtë qeveri dhe pa këtë kryeministër. Në 30 qershor u pa që vetë votuan, vetë numëruan dhe vetë i kthyen në këtë farë derexheje. S’mund të ketë dialog me Ramën kryeministër. Janë 85% e shqiptarëve që kanë mbështetur kauzën tonë.” – tha Çupi në News 24