Të dielën më 22 shtator, në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, kryeqyteti do të jetë në “Ditën pa Makina”. Kjo ditë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka planifikuar të organizojë disa aktivitete, të cilat do të mbahen në disa zona të kryeqytetit.
Për pasojë, është planifikuar dhe ndalimi i qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore. Më poshtë, janë dhe akset rrugore, ku të dielën nuk do të lejohet qarkullimi i makinave, ndërsa për të gjithë qytetarët e Tiranës që përdorin transportin urban të qytetit, janë planifikuar edhe devijime të linjave urbane.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga nga ora 10:30 deri në orën 11:00. Ndërkohë, mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë: Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”. Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” ura e Drejtorisë së Policisë.
Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe Stacioni Trenit. Linja “Kinostudio- Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse. Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse. Linja “Megatek” dhe “Institut” do të devijohen te “Kafe Flora” Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.
Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”. Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit” dhe Kishës Ortodokse. Linja “Sharra” do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.