Të dielën dita pa makina, devijohen disa linja të transporti urban

Të dielën më 22 shtator, në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, kryeqyteti do të jetë në “Ditën pa Makina”. Kjo ditë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka planifikuar të organizojë disa aktivitete, të cilat do të mbahen në disa zona të kryeqytetit.

Për pasojë, është planifikuar dhe ndalimi i qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore. Më poshtë, janë dhe akset rrugore, ku të dielën nuk do të lejohet qarkullimi i makinave, ndërsa për të gjithë qytetarët e Tiranës që përdorin transportin urban të qytetit, janë planifikuar edhe devijime të linjave urbane.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga nga ora 10:30 deri në orën 11:00. Ndërkohë, mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë: Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”. Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” ura e Drejtorisë së Policisë.

Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe Stacioni Trenit. Linja “Kinostudio- Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse. Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.  Linja “Megatek” dhe “Institut” do të devijohen te “Kafe Flora” Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.

Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”. Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit” dhe Kishës Ortodokse. Linja “Sharra” do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

5 Maj, Dita e Dëshmorëve dhe Dita pa makina

5 maji njihet nga shqiptarët si dita e përkujtimit të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën antifashiste, por me një iniciativë të re të Bashkisë së Tiranës kjo do të kujtohet nga sot e tutje edhe si Dita pa makina.

Bashkia ka organizuar me dhjetëra aktivitete përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Nënë Tereza”, sheshit “Skënderbej” dhe Parkut të Liqenit gjatë gjithë ditës.

Krahas përkujtimit të dëshmorëve të atdheut, qytetarët do të festojnë dhe do të sensibilizohen më shumë për një qytet më të pastër dhe me më pak ndotje në ajër. Bashkia e Tiranës bën thirrje që më 5 maj qytetarët t’i lënë makinat dhe të ecin sa më shumë në këmbë dhe me biçikleta.

Mirënjohje,🙏 respekt e kujdes i përditshëm nga zonjat duararta të Bashkisë. 🌷😊Shihemi nesër! 🔜Përkujtojmë dëshmorët e…

Publiée par Erion Veliaj sur Samedi 4 mai 2019
Skip to toolbar