Po transportonte djathë kontrabandë, pranga 32-vjeçarit në Elbasan

Policia e Elbasanit njoftoi mëngjesin e të hënës se arrestoi një shtetas me inicialet M.Z., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky person është arrestuar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, i janë gjetur 142 koli me djathë.

Sipas Policisë së Shtetit, dyshohet se djathi është futur ilegalisht në territorin e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut. Për këtë arsye, 32-vjeçari është ndaluar dhe më pas është arrestuar në flagrancë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Skip to toolbar