Rrufeja djeg transformatorin, mbetet pa energji fshati Surroj në Kukës

Moti i keq në verilindje  të vendit, ka lënë pa energji fshatin Surroj Qendër në Kukës. Gjatë të hënës, një rrufe ka goditur një kabllo të linjës së mesme, që furnizonte këtë fshat me energji elektrike. Për pasojë është djegur kabina elektrike, duke lënë pa energji gjithë fshatin.

Ndërkohë, autoritet janë lajmëruar për defektin dhe kanë nisur lëvizjet për zëvendësimin e transformatorit me një të ri, në mënyrë që të rikthehet energjia për banorët e fshatit Surroj.

 Dy ditët e fundit moti në të gjithë vendin është shoqëruar me ndryshime drastike, ku nga temperaturat e larta dhe të nxehta, janë rikthyer reshjet e shiut dhe temperaturat e ulta.

Për pasojë, këto ndryshime ne kulmin e sezonit turistik, kanë boshatisur përkohësisht bregdetin nga pushuesit, pasi deti ka pasur dallgë të mëdha, të cilat vetëm një ditë më parë, i morën jetën dy pushuesve dhe rrezikuan disa të tjerë.

Skip to toolbar