Sindrit Guri shkëlqen në Belgjikë, dopietë për Oostende e mesazh Edy Rejas

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sindrit Guri e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin me Oostende në Belgjikë. Ai ka qenë protagonist absolut në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sersle Bryzh, duke shënuar një dopietë, dhe duke ndihmuar në autogolin e futbollistit kundërshtar. Guri ktheu skuadrën e Oostende në lojë në minutën e 32-të të takimit, pasi ishin miqtë që kishin kaluar në avantazh.

⚽️

Gepostet von Sindrit Guri am Samstag, 3. August 2019

Ai shënoi një gol të bukur me kokë nga brenda zonës, duke vendosur shifrat në barazim 1-1. Më pas, 8 minuta më vonë, Guri detyroi mbrojtësin kundërshtar të dërgonte topin në rrjetën  e tij, duke bërë që Oostende të kalonte na avantazh 2-1. Me këto shifra do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa në të dytën, 3 minuta para përfundimit të ndeshjes, Guri shënoi dhe golin e tretë për ekipin, të dytin personal në ndeshje.

Një aksion i bukur nga skuadra e tij e gjen Gurin mes dy mbrojtësve kundërshtar. Por brenda zonës shkodrani i vidhet mbrojtjes, duke dalë përballë portierit të Sersle Bryzh. Mjafton vetëm të shtyjë topin në rrjetë, duke vulosur  fitoren në 3-1.

⚽️⚽️

Gepostet von Sindrit Guri am Samstag, 3. August 2019
Skip to toolbar