Endri Çekiçi realizon dygolësh në Slloveni, skuadra e tij siguron Europën (video)

Endri Çekiçi ka konfirmuar dhe sot se është duke kaluar një moment të shkëlqyer në karrierën e tij, pas transferimit nga Dinamo Zagreb te Olimpija Ljubjana. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka shënuar dopietën e tij të parë në tetë ndeshjet e luajtura në kampionat.

Futbollisti kuqezi i ka dhënë fitoren ekipit të tij, duke përmbysur avantazhin 1-0 të Rudar në fushën e kësaj të fundit. Pasi vendasit kishin kaluar në avantazh në pjesën e parë, Endri Çekiçi ka përmbysur gjithçka për ekipin e tij në të dytën.

Ishte minuta e 52′ kur Çekiçi ka realizuar golin e barazimit nga brenda zonës. Në të 76-ën, sulmuesi kuqezi ka shënuar përsëri nga brenda zonës duke kaluar në avantazh skuadrën e Olimpija, që arriti ta ruante rezultatin deri në fund.

Me dygolëshin e sotëm, Endri Çekiçi shkon në kuotën e 5 golave në kampionat, në vetëm 8 ndeshje i aktivizuar. Me fitoren e sotme skuadra e sulmuesit kuqezi ka siguruar vendin e dytë në kampionat si dhe pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Skip to toolbar