Forcat e Armatosura dërgojnë dy kontigjente me mision në Afganistan

Dy kontigjente me trupa nga Frocat e Armatosura u nisën të martën në Afganistan. Trupat shqiptare do të shërbejnë në dy baza të ndryshme të misionit të NATO-s, Resolute Support. Kontingjenti i parë me pjesëtar të Batalionit të Mbështetjes me Luftim do të dislokohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit. Ndërsa grupi i dytë i përbërë nga Forcat Speciale do të shërbejë në Bagram.

Trupat shqiptare që do të shërbejnë me mision në Afgansitan, u përcollën të martën nga zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, drejtues të tjerë të Ushtrisë dhe familjarë të ushtarakëve. Gjatë fjalës përshëndetëse për ushtarakët shqiptarë, zëvendësministri Petro Koçi u shpreh se misioni i radhës në Afganistan do të jetë i vështirë. Por ai theksoi se është detyrë e Shqipëisë të përmbush detyrimet që ka si anëtare e NATO-s.

“Sot është një nga ditët e krenarisë të FA sepse dy kontingjente, një togë e Batalionit të Mbështetjes në Luftim dhe një grup nga Batalioni Special nisen për në Afganistan, përkatësisht në Kabul dhe në Bagram. Është një mision i vështirë, por që përputhet plotësisht me misionin kushtetutës të FARSH. Është detyrë e Forcave tona të Armatosura, është detyrë e Republikës së Shqipërisë si anëtare e NATO-s për ti shërbyer angazhimeve tona që ne kemi marrë përsipër përkundrejt kësaj aleance historike. Ne jemi një nga vendet e para në NATO që krahasuar me numrin e ushtarakëve që ka Forca jonë e Armatosur kontribuon në misione ndërkombëtare”, tha Koçi.

Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai theksoi se ushtarakët e përzgjedhur për t’u dërguar në mision janë me përvojë e të mirëpërgatitur dhe siguroi familjarët e ushtarakëve për mbështetjen e pakursyer që ata do të kenë. Toga e Batalionit të Mbështetjes me Luftim do të jetë kontingjenti i VII shqiptar në misionin Resolute Support në Kabul, ndërsa grupi i Forcave Speciale në Bagram, do të jetë kontingjenti i IV që trajnon kolegët e tyre afganë.

Skip to toolbar