Italianit i vjedhin makinën, policia arreston një ish të dënuar për vrasje, tjetri në kërkim

Një denoncim për “Mashtrim” i një shtetasi italian bërë në Policinë e Tiranës në ngarkim të një shtetasi shqiptar, ka çuar policinë në arrestimin e një tjetër shtetasi, që lëvizte me armë pa leje dhe i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, teksa sipas policisë, ka qenë një shteas italian, i cili ka denoncuar në polici një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vetëm inicialet E.P, 42 vjeç, se ky i fundit i kishte marrë nëpërmjet mashtrimin mjetin e tij tip “Alfa Romeo” dhe nuk ia kishte kthyer më.

Pas këtij denoncimi, policia është vënë në kërkim të autorit dhe mjetit, teksa gjatë kontrolleve, fillimisht shërbimet e Policisë kanë pikasur mjetin në rrugën “Bilal Golemi”. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të bërë bllokimin e mjetit, ndërsa shoferi që drejtonte veturën ka hedhur jashtë automjetit një armë zjarri Pistoletë “TT”.

Policia e ka arrestuar në flagrancë shtetasin, emri i të cilit nuk jepet, vetëm inicialet E.S., 27 vjeç. Ky shtetas rezulton me precedent të mëparshëm kriminal, pasi ka qenë i dënuar për “Vrasje” e mbetur në tentativë.

Mësohet se 27 vjeçari e kishte blerë automjetin nga shtetasi E.P., vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

Skip to toolbar