Ish presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi ka vdekur ditën e hënë, gjatë kohës që ishte duke u përballuar me akuzat për spiunazh. Morsi ishte duke folur para gjyqtarit për 20 minuta, ku papritur u bë i verdhë dhe i ra të fikët.
67-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak më vonë.
Morsi u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt në vitin 2012, pas rrëzimit të sundimit 30-vjeçar të Presidentit Hosni Mubarak. Ai u rrëzua pas protestave masive dhe një grushti ushtarak në korrik 2013.