Një alarm për bombë ka ngritur Parisin në këmbë. Policia dyshon se mund të ketë një bombë në kullën Eiffel bazuar mbi një telefonatë të marrë nga një person anonim.
Kulla Eiffel është evakuar menjëherë teksa Policia në një zonë të gjerë ka ngritur kordon për mos lejuar hyrjen e qytetarëve.
Hera e fundit që kulla Eiffel u evakuua prej një kërcënimi daton më 20 maj të 2019 kur një person u ngjit këmba dorazi.
Gazetari Amaury Bucco thotë se një burrë bërtiti ”Allahu Ekber” dhe kërcënoi se do shpërthente gjithçka.
Më tej ai jep detaje nga operacioni policor që është në vijim e sipër dhe se perimetri i kullës Eiffel tashmë është i rrethuar nga uniformat e Policisë franceze.