“S`kam parë kurrë çarje të tilla”, eksperti rumun, Aanicai: Forconi ligjet e ndërtimit

“Nuk kam parë kurrë çarje të tilla”, u shpre inxhinieri i strukturave nga Rumania, Cezar Aanicai, i cili prej ditësh ndodhet në Shqipëri si pjesë e grupit të inxhinierëve që po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Në një intervistë për News 24, inxhinieri rumun u shpreh se tërmeti që goditi Shqipërinë ishte në sipërfaqe dhe me fuqi të madhe. Ndaj, sipas tij, pasojat ishin të rënda.

“Dua të qartësoj diçka, unë jam inxhinier strukturash. Kam pasur një aktivitet didaktik prej 25 vitesh e jam përfaqësues i qeverisë së Rumanisë, pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Strukturave. Nuk jam sizmolog, që t’ju flasë nëse do të ketë lëvizje tektonike. Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Çdo tërmet ka disa gjatësi valës, të cilat udhëtojnë me shumë kilometër. Tërmetet në Rumani lejojnë që strukturat të sillen në mënyra të ndryshme, sepse lëvizin sipas valëve. Në rastin e Shqipërisë, kemi pasur valë 10 km në thellësi e këto valë shkatërrojnë shpesh strukturat. Nuk kam parë kurrë çarje të tilla”, tha ai.

Ai shtoi më tej se ka parë dëmtime serioze të ndërtesave. Sipas inxhinierit rumun, në zonën e Vorës shumë ndërtesa duken mirë nga jashtë, por nga brenda kanë dëtime të mëdha. Sipas tij, kjo tregon se janë bërë gabime në ndërtim.

 “Kam parë ndërtesa që nga jashtë duken mirë, por në brendësi janë të shkatërruara. Mendoj se kontrolli rigoroz ka munguar. Në Vorë kam vënë re ndërtesa me shkatërrime të mëdha. Por ndërtesat e mira kanë mbijetuar. Në Shqipëri ka inxhinierë po ashtu tepër të mirë. Gjatë bisedës me inxhinierët, ata ishin shumë të mirë, por ka edhe gabime, gjë që ndodh edhe në Rumani. Kam parë një ndërtesë në Marikaj që më ka habitur nga zgjerimi i shkatërrimit. Tullat ishin shkatërruar thuajse totalisht. Terreni ishte ndërtuar mbi truall të dobët. Gabimet e bëra kanë bërë që të ketë pasoja”, tha Cezar Aanicai.

Gjatë interivstës së tij, eksperti rumun i strukturave shtoi se Shqipëria duhet të rregullojë problemet legjislative në ndërtim. Sipas tij, kolonat janë më të rëndësishme sesa muret, në një ndërtesë.

“Ekziston një problem legjislativ që duhet rregulluar, në sensin e një kontrolli më të madh në cilësi në ndërtime. Por ka edhe ndërtime që janë bërë në rregull. Edhe në Rumani nuk është sistemi perfekt, por arrijmë të menaxhojmë situatën në momente të caktuara. Edhe Shqipëria edhe Rumania kanë kaluar në periudhën e komunizmit. Sistemi komunist, me gjithë problemet e veta patjetër, arriti që të ketë një sistem ndihmë që të përçojë siguri në ndërtesa, në vlerësimin e kualitetit. Kolonat janë më të rëndësishme sesa muret”, u shpreh ai.

Ai tha se disa ndërtesa nuk duhet të përdoren më për banim pasi kanë pësuar dëmtime në strukturë. “Kam mbetur i habitur se nga jashtë ishte mirë, por kur hyje në brendësi ishte katastrofë. Disa ndërtesa kanë çarje të dukshme. Probleme kanë qenë katet e sipërme. Në Vorë kam parë dy ndërtesa shumë të shkatërruara, pasi kishin dëmtime në strukturë. Në vlerësimin tim, disa ndërtesa atje nuk duhet të përdoren më. Duhet vendim për shkatërrim ose rindërtim. Personat nuk mund të qëndrojnë në këto ndërtesa, pasi rreziku është i lartë”, deklaroi eksperti nga Rumania.

Eksperti i BE: Jemi këtu deri në vlerësimin e dëmeve

Veç grupeve të kërkim-shpëtimit, që ndihmuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat pas tërmetit, në vendin tonë kanë ardhur dhe një grup ekspertësh nga BE, që do të vlerësojnë dëmet e tërmetit. Drejtuesi i ekipit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Peter Gelergum, foli të hënën në një konferencë për mediat, duke u shprehur se në terren po vijon puna për vlerësimin e dëmeve. Ai tha se ekspertët e BE dhe OKB nuk do të ikin nga Shqipëria pa vlerësuar çdo banesë që shqiptarët të jentë sigurt.

“Jam krenar që drejtoj një ekip ekspertësh të BE-së dhe OKB-së në vendin tuaj për një reagim të kombinuar. Ne filluam me operacionin e kërkim-shpëtimit. Etapa e kërkimit të njerëzve nën rrënoja ka përfunduar. Disa operacione ishin të suksesshme, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Po shikojmë për vlerësimin e dëmeve. Në fillim ishte situatë kaotike, por tani një strukturë e themeluar mirë me ministrin Çuçi për të koordinuar të gjitha aktivitetet dhe ne e mbështesim atë në vlerësimin e dëmeve”.

“Ne vlerësojmë të gjitha ndërtesat për siguri për të siguruar të gjithë shqiptarët. Dje ishin 38 inxhinierë në terren, sot 50 dhe operacioni do të vijojë në ditët e ardhshme. Po mendojmë për njerëzit që duhen strehuar, po ofrojmë mbështetje për njerëzit që kanë humbur gjithçka. Për momentin një vlerësim i nevojave po vijon. Ne do të jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin që ndihma ndërkombëtare të shkojë në destiancion. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen tonë”, tha ai.

Eskpert i Juves, për të trajnuar shqiptarët

Një skuadër futbolli nuk do të ishte e plotë nëse nuk do të kishte stafin mbështetës. Një nga hallkat më të rëndësishme janë mjekët. Ata janë vendimtar, pasi kujdesen për lojtarët gjatë ndeshjeve dhe stërvitje, duke ndihmuar ekipet të realizojnë objektivat e tyre.

Ndaj, UEFA e konsideron stafin mjekësor në ekip si një kusht të rëndësishëm për liçensimin e klubeve që luajnë në ligat e saj, por edhe në ligat përkatëse të shtetve anëtare.

Nisur nga ky fakt, edhe në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit e shikon si një nga hallkat më të rëndësishme të procesit të licensimit të klubeve stafin mjekësor. Ndaj, të mërkurën, në ambientet e federatës është zhvilluar një trajnim i stafeve mjekësore të klubeve të Superligës.

Fizioterapistët e ekipeve të Superligës, dëgjuan mbi të rejat e fundit nga fusha e mjekësisë sportive, nga mjeku i ekipit kombëtar shqiptar Doktor Gianluca Stesina. Ish- mjeku i Juventusit, që aktualisht është pjesë e Juventus Medical, referoi përpara kolegëve të tij të klubeve shqiptare, duke u paraqitur atyre teknikat dhe praktikat më të mira për rikuperimin e sportistëve pas traumave.

Skip to toolbar