Barça-Real Madrid fut në “luftë” Spanjën

“El Clasico” e shtyrë mes Barcelonës dhe Real Madrid do të luhet në 18 dhjetor. Ky është vendimi përfundimtar i Sektorit të Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit. Të mërkurën ky sektor njoftoi se ndeshja “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madrid, e shtyrë për shkak të protestave në Barcelonë, do të luhet në 18 dhjetor. Ky vendim del kundër asaj që kërkon shefi i La Liga, Javier Tebas, që propozoi që ndeshja të zhvillohej në datën 4 ose 7 dhjetor.

Ndeshja u shty për shkak të trazirave civile në rajonin e Katalonjës pasi Gjykata Supreme Spanjolle burgosi figura të shquara politike katalanase. Pas protestave dhe përplasjeve të forcave të sigurisë, u vendos që të merrej një vendim për ndeshjen. La Liga propozoi një variant që ndeshja të zhvillohej në 26 tetor, por asnjë nga klubet nuk ishte dakord me datën e propozuar.

Ndërkohë, La Liga pritet të apelojë vendimin për datën 18 dhjetor, pasi sipas Tebas, në këtë datë janë parashikuar të zhvillohen ndeshje të Copa del Rey si dhe ndeshjet e Botërorit të Klubeve. Sipas tij, kjo zhvillimi i ndeshjes në atë datë, jo vetëm që do të duhet të zhvlerësojë Kupën e Spanjës, por njëkohësisht do të ndikojë negativisht në arkëtimin financiar i “El Clasico”.

Skip to toolbar