Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, mësohet se një mjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin I.D. është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtuesin A.K.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi me stacionin hekurudhor të qytetit, ku një nga mjetet ka përfundur në verandën e një bar-kafe në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda për jetën e të lënduarëve në aksident.
“Në unazën e qytetit Elbasan, pranë stacionit të trenit, mjeti tip ” BMV” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin A.K”.
“Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në komunikatën e policisë.