“Zgjedhorja”, Bushati: I kemi votat në parlament! Bylykbashi: Edhe më 2001 i patët, por…

Reforma Zgjedhore dhe se çfarë pritet nga kjo “paqe e re” mes forcave politike është pjesë e diskutimit të emisionin “Real Story”. Deklarata e Oerd Bylykbashit se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira ka shkaktuar një debat mes tij dhe deputetit socialist Ervin Bushati në emisionin “Real Story” në News 24. Bylykbashi tha se opozita i qëndron faktit të krijimit të një qeverie tranzitore para zgjedhjeve, ndërsa Bushati tha se palët nuk janë armiq por janë në një garë, ku do të ketë fitues dhe humbës. Bushati tha se mazhoranca i ka votat për ta kaluar reformën në Kuvend, por ka zgjedhur të përfaqësohet me ¼ e saj dhe t’i besojë opozitës për një marrëveshje konsensuale mes forcave politike.

Pjesë e debatit:

Bylykbashi: Qëndrimi i opozitës është i palëkundur, me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Vendimmarrja e opozitës se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet, që do jenë zgjidhje e krizës politike, është e qartë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Ajo që është një fakt, me Ramën zgjedhje të lira e të ndershme shqiptarët nuk mund të kenë.

Bushati: Unë paraqes mazhorancën, dhe ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve që të japim rezultate. Shqiptarët nuk duhet të na shohin si armiq, jemi garues. Jemi si në një garë, që ndeshen dy kundërshtarë për të fituar. Sot PS në atë tryezë, në politikën shqiptare, ka mbi 50%, dhe po operojmë me ¼. Kjo është shenjë e besimit të mirë që i japim opozitës, sepse i kemi numrat dhe në Parlament. Mbaj mend një shprehje të bukur që tha sot Bylykbashi në tryezë “Prezantimi real i forcave politike”.

Bylykbashi: Kjo është batuta e fundit. Ju të gjithë e kujtoni, më 2001 ODIHR tha se gjerësia e fitores së PS ishte në pikëpyetje. Më pas doli PE që vuri kusht konsensusin, dhe më 2002 u ra dakord për një reformë konsensuale, sepse edhe pse i kishte votat PS, nuk mund t’i përdorte. Jemi kthyer 18 vite pas.

Bushati: Anglia është kthyer 300 vite pas dhe nuk po zgjidh dot Brexit. Ky është realiteti i ri që po jetojmë. Çfarë duhet të themi që Britania është kthyer në kohën e Çarlsit.

Bushati: Në vjeshtë SPAK nis ndëshkimet, të gjithë duhet të kemi frikë

“Shumë njerëz do ndëshkohen nga reforma në drejtësi”. Kështu deklaroi të premten deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati,  i cili tha se të gjithë i tremben kësaj reforme dhe jo vetëm opozita. Bushati tha se në vjeshtë, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe BKH do të jenë funksionale dhe këtë nuk mund ta ndal askush, as vetë qeveria.

Nga Reforma në Drejtësi do ketë njerëz që do ndëshkohen. Të gjithë kanë frikë nga kjo reformë, kush të tha që ka frikë vetëm opozita. Ka njerëz që duhen të tremben. Organet e drejtësisë kanë filluar të jenë funksionale. Gjykata Kushtetuese fillon brenda shtatorit, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me SPAK e BKH. Është një proces jashtë ndërhyrjes dhe vullnetit tonë politik për të ndërhyrë. Në vjeshtë dhe dimër do shohim se do avancojë me shpejtësi reforma”, tha Bushati

Deputeti socialist akuzoi presidentin Meta se ka harruar rolin e tij dhe po kthehet në një opozitë-bërës që të shpëtojë opozitën nga kriza. Për sa i përket 13 tetorit, Bushati e quajti një ditë pa vlerë dhe një nga vendimet e gabuara që presidenti Meta ka ndërmarra në gjithë këto kohë.

Nuk ka krizë politike në Shqipëri, por krizë të opozitës. Presidenti ka marrë rolin e opozitës.   Në momentin që opozita s’po e nxjerr dot veten nga balta, dalin Berisha dhe Meta. Presidenti e ka zhveshur kostumin e kreut të shtetit dhe ka marrë mbi vete petkun e opozitë-bërësit. Patjetër që do gabojë, siç gaboi me 30 qershor. Në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese Presidenti anuloi zgjedhjet. Presidenti ka dekretuar një datë tjetër për zgjedhjet. 13 tetori s’ka vlerë fare. Nuk mund të ndodhë që të futemi në një rreth vicioz e të bëjmë zgjedhje çdo dy vjet, çdo një vit e çdo muaj.” – tha Bushati gjatë një emisioni televiziv

Bashën nuk e votojnë as komshinjtë e tij. Deputeti nxjerr shifrat

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka një rezultat negativ në zonën e tij elektorale në zgjedhjet e qershorit 2017. Të paktën kështu duket nga tabela e rezultateve zgjedhore të publikuar nga deputeti socialist Ervin Bushati. Sipas të dhënave rezulton se Partia Socialiste në këtë zonë ka fituar me 61 vota më shumë se PD. Bëhet fjalë për të njejtën kuti zgjedhore ku ka votuar gjithë jetën Lulzim Basha. Mesa duket, shton deputeti socialist, Bashën nuk e votojnë as fqinjët e tij.

Nga Ervin Bushati – Deputet i PS

“Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, #QV1929: që kur la lindur në shtëpinë e prindërve të tij, me të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974, këtu në Njësinë #8 Tiranë.

Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të Votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në Shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht Djathas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!

Fakti 3: Në Zgjedhjet 2017, në #QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë MAKTHI I BASHËS?!

PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë CILA BANDË i vodhi zgjedhjet pikërisht në SHTËPINË E TIJ?!

Ai pretendon më KOT se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.

Lulzim Basha hedh Bomba Ruse Molotov drejt institucioneve të Shtetit Shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe Vrau protestuesit në Bulevard.

Ai DËSHTOI kur ishte pjesë e qeverisë, DËSHTOI kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poahtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, Mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje.

Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes DEBATIT dhe DIALOGUT—> Në Kuvend”, shkruan deputeti Bushati.

Skip to toolbar