Shkarkohet në mes të aksionit anti-informalitet nëndrejtori i Hetimit Tatimor

Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama është shkarkuar nëndrejtori i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, Ervin Hoxha. Ai mbante detyrën e  zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të funksioneve operacionale.

Shkarkimi i tij ndodh në mes të aksionit të rëndësishëm anti-informalitet të ndërmarrë nga qeveria dhe nga drejtoria e Tatimeve.

Deri tani nuk është bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Hoxhës por mësohet se urdhri është dhënë nga kryeministri Rama.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kryeministri ka theksuar se lufta kundër informalitetit do të vijojë e ashpër ndaj kujtdo që nuk zbaton ligjet. Rama gjithashtu ua ka bërë të qartë drejtuesve të tatimeve se s’do të falë askënd që nuk jep rezultate në punë.

Skip to toolbar