Ngjarja në ish-Bllok, lirohet Ervis Martinaj

I arrestuari për ngjarjen në ish Bllok, Ervis Martinaj është lënë i lirë nga gjykata me garanci pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra.

Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni, ndërsa prokuroria e Tiranës do të apelojë masën.

Martinaj qëndronte i arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në zemër të ish bllokut më 4 tetor 2018 në një lokal, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe vetë Martinaj.

Skip to toolbar