Italia nuk zhgënjeu përballë Armenisë. Një rival modest, të cilin e “shtypi” rëndë, duke i shënuar 9 gola në takimin e fundit eleminator të Euro 2020. Immobile me dygolësh, Zaniolo gjithashtu, Barella, Orsolini, Romangnoli, Jorginho dhe Chiesa shënuan nëntë herë në portën armene, ndërsa Babayan shënoi golin e nderit për miqtë.
Kështu Italia kualifikohet e para në Grupin J me 30 pikë, duke fituar të 10-të takimet, e padyshim tregon se do të jetë një pretendent për të fituar trofeun në europianin e verës së vitit 2020. U kualifikua dhe Finalanda si e dyta në grup me 18 pikë, ndërsa mbeti jashtë Greqia, që e mbylli në vendin e dytë me 14 pikë.
Me goleadë e mbylli dhe Spanja, që mundi Rumaninë me rezultatin 5-0 në sfidën e fundit eleminatore të Euro 2020. Ruiz, Moreno me dopietë, një autogol i rus dhe Oyarzabal i dhanë fitores skuadrës spanjolle, që kualifikohet në Euro 2020 si e para e Grupit F, ndërsa pas saj është Suedia që kualifikohet si e dyta në grup.
Zvicra, gjithashtu, mundi Gjibraltarin me rezultatin 6-1 duke u kualifikuar e para në Grupin D, ndërsa lë pas Danimarkën me 16 pikë, që gjithësesi u kualifikua në Euro 2020. Itten me dygolësh, Vargas, Fassancht, Benito dhe Granit Xhaka i dhanë fitoren skuadrës “Helvete”, që bashkohet me ekipet elitare që do të luajnë në fazën në grupe të Euro 2020.