Mediat shqiptare shokojnë gazetarin e Euronews: Si e zbuluan se çfarë mendoj unë!!

Gazetari  i euronews Jack Parrock pasi intervistoi kryeministrin Rama në rezidencën qeveritare në Dhërmi publikoi në Twitter foton e mësipërme ku kryeministri shfaqet shumë sportiv, i veshur me bluzë më mëngë të shkurtra e pantallona të shkurtra, fiks siç vishen të gjithë njerëzit kur janë në plazh. Por fotoja në fjalë bëri xhiron në mediat shqiptare dhe kjo gjë e ka shokuar gazetarin e euronews i cili ka bërë një koment në twitter ku ngre pyetjen se si e zbuluan gazetarët shqiptarë se çfarë mendoi ai?!

“Pas takimit në rezidencën e kryeministrit Edi Rama postova një foto me të ku ishte këmbëzbathur dhe me një bluze. Sapo e postova në Tëitter mediat shqiptare e publikuan. Disa e raportuan në mënyrë të drejtë takimin, që gazetari i Euroneës interviston kryeministrin, ndërsa të tjerë ishin më kritikë dhe shkruanin se ai vazhdonte performancën e tij groteske dhe se unë isha i shokuar. Unë nuk thash asgjë. Ishte e pazakontë, por është interesante sesi thuajse çdo publikim foli për atë intervistë. Kjo jep një pamje të klimës së brendshme të medias në Shqipëri. Tani jam i vetëdijshëm që ajo që po bëj këtu është shtypi që flet për shtypin që flet për shtypin, por ai jep pasqyrë të klimës mediatike këtu në Shqipëri. Dhe ajo që mendoj është interesante është që ndërsa jam i ri në Shqipëri, nuk kam qenë kurrë më parë këtu, deri në këtë udhëtim për të intervistuar kryeministrin, vetë Edi Rama e di saktësisht se çfarë po ndodh këtu, kështu që ai e dinte kur ai u paraqit para meje, pa kamera atje, pa bërë foto të tij , se kjo është diçka që do të ndodhte në shtypin e Shqipërisë”, shkruan gazetari.

Por ai me siguri nuk e di se në Shqipëri bën lajm çdo veshje e Ramës, megjithëse prej vitesh ai ka dëshmuar se është ekstravagant dhe veshjen e përdor shumë mirë për të dhënë mesazhe dhe pse jo për të marrë vëmendje.

Protesta e opozitës, Euronews: U zhvillua pasi Parlamenti vendosi të shkarkojë Ilir Metën

Rrjeti televiziv “Euronews” i ka kushtuar një kronikë protestës së opozitës, që u mbajt të hënën më 8 korrik përballë Kryeministrisë në Tiranë. Eurones shprehet se protestuesit u mblodhën në protestën e dhjetë kombëtare të opozitës, ku përsëritën thirrjen “Rama Ik”, dhe “E duam Shqipërinë si Europa”. Rrjeti më i madh televiziv në Europë thekson gjithashtu konfliktin që hyri presidenti me Qeverinë, në lidhje me dekretin anti-kushtetues për anulimin e zgjedhjeve.

“Mbështetësit e Opozitës shqiptare u kthyen në rrugë… Ata u bashkuan të hënën në mbrëmje në Tiranë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, që e akuzojnë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Një manifestim i thirrur nga forca kryesore në opozitë, Partia Demokratike. “Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një referendum kundër së keqes. Rama largohu. Rama ik’, thirri Lulzim Basha lideri i Partisë Demokratike”.

“Kjo erdhi pasi Parlamenti votoi ngritjen  e një Komisioni Hetimor për shkarkimin  emundshëm të Presidentit, pasi Ilir Meta vendosi të nxirrte një dekret për anulimin e zgjedhjeve të fundit, për të cilat tha se do të ishin të pavlera pa pjesëmarrjen e partive të opozitës. Kryeministri Edi Rama i quajti veprimet e Metës të pabazuara në Kushtetutë”.

“Në qendër të kësaj krize politike, Edi Rama e akuzon opozitën se po kërkon të vendosë në diskutim Reformën në Drejtësi që do ti japë fund korrupsionit. Kryeministri po nxit që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat e pranimit me vendin e tij dhe shpreson për një përgjigje pozitive këtë vjeshtë”, shkruan Euronews.

Euronews English e ka futur Shqipërinë në agjendën e lajmeve europiane falë bashkëpunimit të ri me Euronews Albania. Lajmet nga Shqipëria tashmë mund të ndiqen nga audienca e Euronews në 12 gjuhë të ndryshme. #EuronewsAlbania #Euronews #Allviews

Gepostet von Euronews Albania am Dienstag, 9. Juli 2019
Skip to toolbar