Eurostat ka projektuar një skenar në lidhje me ndryshimet e popullsisë në Europë bazuar mbi lindshmërinë, vdekshmërinë dhe migrimin e njerëzve duke bërë në parashikim për periudhën 2018-2100.
Sipas saj popullsia e Bashkimit Evropian do të pësojë një rënie prej gati 4%, duke shënuar një rënie të numrit të lindje dhe rritje të moshës së popullsisë. Pra Europa po shkon drejt një shoqërie që plaket ose thënë ndryshe rreth 20 milionë njerëz më pak nga 1 janarit 2018 dhe 1 janarit 2100. Si rezultat, mosha mesatare parashikohet të shkojë nga 43.1 vjeç në 48.7 në vitin 2100.
Sipas këtij skenari, popullsia e BE-së do të vazhdojë të plaket në përgjithësi. Proporcioni i fëmijëve në raport me pjesën tjetër të popullsisë parashikohet të bjerë 16% gjatë vitit 2018 e gjerë në 14% në vitin 2100. Ndërsa mesatarja e njerëzve në moshë pune për popullsinë e BE-së parashikohet të bjerë nga 65% në 2018 në 55% në vitin 2100.
Në të kundërt, mesatarja e atyre në moshë 65 vjeç e lart për popullsinë e BE-së parashikohet të rritet me 11%, nga 20% në vitin 2018 deri në 31% në vitin 2100. Në të njëjtën periudhë, mesatarja e atyre në moshë 80 vjeç e lart pritet të trefishohet nga 6% në 15%.
Kjo plakje e popullsisë do të sjell uljen e krahut të punës dhe rritjen e numrit të pensionistëve. Kjo korrespondon me më pak se dy persona në moshe punë për çdo person të moshuar mbi 65 vjeç deri në vitin 2100.
