Falsifikonin bileta autobusi prej një viti, pronarët e arrestuar i shkaktuan 1 miliard lekë dëm shtetit

Skema e mashtrimit dhe evazionit fiskal që bëhej me transportin publik i ka kushtuar shtetit një dëm prej 1 miliard lekësh, dëm që fillon me prodhimin e biletave në shtypshkronjë, duke vijuar me TVSH dhe më pas me deklarimin e xhiros përfundimtare.

Në këtë skemë mashtrimi policia arrestoi 8 persona, mes të cilëve 5 prej tyre ishte bashkëpronarë të disa prej linjave të transporti publik më të frekuentuara në vend.

Falsifikimi i biletave të autobusit kishte mbi një vit që bëhej dhe se për përdoruesit e transportit publik nuk shpërndaheshin biletat origjinale të shtypura në shtypshkronjë, por ato të falsifikuara. Dëmi fillon që nga prodhimi i tyre ku për një biletë i paguhet shtypshkronjës 8.4 lekë, e më pas TVSH mujore si dhe në fund tatim fitimi i xhiros raporton Report TV.  

Gjatë aksionit policia sekuestroi edhe 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Pas një hetimi një mujor, policia zbuloi skemën e mashtrimit duke çuar në arrestimin e Ferdinand Ibrahimi, 60 vjeç, me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi, 20 vjeç, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar, Fatos Vrapi , 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti dhe bashkëshortja e tij Albana Vrapi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës);  Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë (ka në pronësi linjën e Porcelanit), me detyrë administratore; Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobusësh; Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobusësh; Klodian Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri autobusësh.  

Evazion fiskal me shifra rekord në Europë, kapet në Shqipëri iraniani

Policia kufitare në doganën e Kapshticës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka bërë arrestimin e një shtetasi iranian, me inicialet A.H, banues në Angli. Ky shtetas është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, pasi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Evazion fiskal në 199” raste, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Njoftimi i Policisë së shtetit:

Kapshticë

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Evazionit fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, të shtetasit:

A.H, 39 vjeç, lindur në Irak dhe banues në Angli.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij, për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Skip to toolbar