Opozita në Kosovë dhe Shqipëri. Gjekmarkaj-Topollaj përplasen në “Real Story”

Pyetja e gazetarit Sokol Balla, për opozitën në Kosovë dhe atë në Shqipëri, për të ftuarit në “Real Story”, përplasi analistin Agron Gjekmarkaj dhe përfaqësuesin e Bindjes Demokratike Fabian Topollaj. Sipas përfaqësuesit të BD, opozita në Kosovë erdhi në pushtet duke ndryshuar qasje, ndërsa opozita në Shqipëri, pasi doli nga sistemi, po kërkon të rifutet në sistem duke kërkuar largimin e deputetëve që nuk pranuan djegien e mandatave. Ndërkohë, Agron Gjerkmarkaj u shpreh se Bindja Demokratike hyri në zgjedhjet e 30 qershorit si parti e dytë, dhe doli e treta.

Topollaj- Albin Kurti fitoi zgjedhjet dhe erdhi në pushtet duke ndryshuar qasje. Opozita shqiptare janë duke kërkuar të rikuperojnë daljen nga sistemi. Madje kërkojnë që të hiqen ata që ndenjën në sistem, dhe të futemi ne sistem, të paktën për Reformën Zgjedhore. Ti akuzon Rudina Hajdarin dhe Bindjen Demokratike se kuptuan përpara teje atë që ka ndodhur sot.

Gjekmarkaj- Ju hytë si parti e dytë në zgjedhje dhe dolët të tretët…

Topollaj- Sot Basha i kërkon Edi Ramës që ta zëvendësojë me Rudina Hajdarin…

Gjekmarkaj- Absolutisht po, këtu bëhet fjalë për një reformë që e kërkon BE….

Topollaj- Epo ligji thotë që Reforma bëhet në Parlament… Vetëvendosja ishte koherente, ndërsa Lulzim Basha i dogji mandatet për të bindur njerëzit që nuk kishte marrëveshje me Edi Ramën.

Gjekmarkaj- Po pse e kundërshtoi këtë…

Qarkorja, Topallaj: PD, si ai që ankohet te mjeku se i dhemb trupi, por që ka vrarë gishtin

Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës nga radhët e partisë Bindja Demokratike, Fabian Topallaj ka komentuar qarkoren e PD kundër mediave. Duke përdorur ironinë, Topallaj i kujton Bashës se fajin nuk e kanë mediat, por vetë ai dhe partia e tij.

“Kjo historia që i konsideron të gjithë armiq, përfshi dhe të gjitha mediat dhe gazetarët në vend, ngjan me atë anektodën që ‘vajti njëri te mjeku duke u ankuar se i dhimbte trupi kudo që e prekte’. Shikoni se mos e keni dhe ju gishtin e vrarë ore”, shkruan Topallaj.

Qarkorja e Partisë Demokratike i shpallte disa media në vend ‘armike’, që sipas Bashës ato “janë të paguara nga Rama kundër opozitës”. Mes mediave që sulmonte Basha, ishte dhe Realstory.al. Kundër qarkores së PD kanë folur disa nga analistët në vend, ndërsa ish drejtues të PD e kanë quajtur ‘turp’ qarkoren kundër mediave.

Teatri, Bindja Demokratike: Po e shemb Basha dhe Kryemadhi, që refuzuan zgjedhjet

Përfaqësuesi ligjor i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Topallaj ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku shprehet se fajin për prishjen e teatrit e ka Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

“A e dini se Rama dhe Veliaj mund ta shembin Teatrin Kombëtar edhe nëse Gjykata Kushtetuese konstituohet edhe mblidhet që nesër duke e rrëzuar “Ligjin Fusha”. Kjo për shkak të mungesës së PD dhe LSI në zgjedhje. Makutërria e Veliajt dhe Ramës për të zëvendësuar Teatrin Kombëar me kulla gjigande betoni në mes të Tiranës, frenohej nga ligji për “vetëqeverisjen vendore” që parashikonte se pronat e Bashkisë mund ti kalonin në shfrytëzim privatit vetëm nëse këtë e dakordësonte me 3/5 e këshilltarëve bashkiakë”, shkruan Topallaj.

Më tej ai sqaron se as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë vlerë, lidhur me mbrojtjen e Teatrit. “Dhe sot, pavarësisht se Presidenti i Republikës ka goditur këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, vendimmarrja e kësaj të fundit nuk ka më asnjë rëndësi për çështjen, sepse Rama dhe Veliaj kontrollojnë 59 këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe mund të përdorin lirisht procedurën e vjetër ligjore për të bërë përsheshin e ëndërruar ne sheshin e godinës së teatrit”, shkruan Topallaj.

Skip to toolbar