Zgjedhjet e 30 qershorit, mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit

Fletët e votimit të printuara në Slloveni kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë gati për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Janë printuar gjithsej 3 606 815 fletë votimi për kryebashkiakët dhe këshilltarët vendorë. Fletët  u prodhuan nga kompania Cetis në Slloveni me kosto 600 milionë lekë.

Ato janë transportuar me kamionë dhe në mesnate kanë kaluar doganën e Shkodrës. Nën masa sigurie e me shoqërim policor, fletët e votimit janë vendosur herët në mëngjes në ambientet e KQZ në Lundër.

Skip to toolbar