Legjenda franceze Franck Ribery është bërë zyrtarisht pjesë e klubit të Fiorentinës. Skuadra e Serie A, ka ndarë për ndjekësit në rrjetet sociale, një foto të Ribery që ka mbrritur në Itali për të nënshrkuar kontratën me klubin nga Firence. Ribery, që deklaroi se do të largohej nga futbolli në fund të sezonit që lam pas, riveshi dhe njëherë këpucët për t`u bashkuar me klubin Fiorentinës. 36-vjeçari fluturoi të mërkurën në Fierence, ku para se të firmos kontratën, do të kryejë testet mjekësore.
Duke folur për mediat, ish-ylli i Bayern Munich u shpreh se “jam këtu me familjen time. Ne po bëjmë diçka së bashku. Kam folur me klubin dhe Luca Tonin, të cilët më kanë thënë se ky është një klub i shkëlqyer dhe një qytet i bukur”, ka thënë Ribery. Francezit i përfundoi kontrata me Bayernin në qershor të këtij viti, sapo u mbyll sezoni i rregullt sportiv.
Megjithëse klubi kishte dëshirë të rinovonte, Ribery nuk pranoi duke dalë futbollist i lirë. Ai luajti 12 vite me Bayern dhe fitoi 23 trofe, përfshirë 9 tituj në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. Shërbimet e sulmuesit i donin disa klube në Europë dhe jashtë saj, por Ribery zgjodhi Fiorentinën, edhe për shkak të largësisë jo shumë të madhe me Francën. Kontrata e Franck Ribery do të jetë dy vjeçare, ndërsa sulmuesi do të përfitojë 5 milion euro në sezon te Fiorentina, përfshirë këtu dhe bonuset.