Amir Abrashi: Në fushë të japim zemrën, edhe nëse nuk luajmë duhet të jemi gati

Në mars të këtij viti në ekipin kombëtar u rikthye Amir Abrashi, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ligamente, që e mbajtën 11 muaj jashtë fushe. Arbashi bëri paraqitje të mira në pjesën e dytë të sezonit me Freiburg. Mesfushori ka folur nga kampi resorti ku është grumbulluar ekipi kombëtar, duke u shprehur se ndihet mirë dhe në formë për të luajtur, pavarësisht lodhjes me skuadrën e Freiburg.

“Kam nisur të luaj me Freiburg, në fund të sezonit kam ndier pak lodhje, por kam pasur pak ditë për pushim. Të shohim tani çfarë forme kam. Po të mos isha gati, nuk do isha këtu. Do jap gjithçka për ekipin, gjithçka është në dorën e trajnerit”.

“Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë rezultate të mira e të këqija, tani kemi një trajner të ri dhe duam ta nisim mbarë me të”. Panucci? “Nuk i krahasoj trajnerët, secili ka filozofinë e vet dhe rezultatet flasin vetë për ta”.

“Shumë rëndësi ka që ekipi të qëndrojë sa më i bashkuar. Edhe kush nuk luan duhet të jetë gati për ekipin, pa qenë nervoz askush nëse nuk luan. Duhet dhënë zemra në fushë e në stërvitje, duke vrapuar pa fund”.

Abrashi motivon ekipin: Të mbledhim forcat për Dortmundin

Amir Abrashi është rikthyer në formë të shkëlqyer, teksa e ka treguar këtë gjë me Freiburg, që pas rikthimit si titullar në shkurt të këtij viti. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, po luan në çdo takim titullar në Bundesliga, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në ndeshje deçizive. Ai ka folur për mediat gjermane, duke komentuar dy humbjet e fundit në kampionat të Freiburg, atë ndaj Mainzit dhe Bremenit.

Sigurisht që ndaj Bremenit ishim më mirë se në Mainz, por kemi pësuar dy gola në fund, kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të mbrojmë deri në fund. Nuk ka faj ekipi, por ne nuk duhet të heqim dorë deri në fund. Ndaj Bremen kemi pasur shanset tona dhe nëse do kishim luajtur kundërsulmin më mirë, do të kishte qenë gjithçka ndryshe”, ka thënë fillimisht Abrashi.

Freiburg e ka pothuajse të pamundur të arrij një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, pasi skuadra është aktualisht 32 pikë dhe mban vendin e 13 në Bundesligë, 15 pikë larg vendit të gjashtë, që të promovon sezonin e ardhshëm në Europa League. Pavarësisht kësaj, ndeshja e radhës është ndaj Borusia Dortmun, ekip që rivalizon për të fituar kampionatin këtë sezon në Gjermani.

Abrashi thotë se skuadra duhet të mobilizohet për këtë takim. “Në shtëpi kundër Dortmundit ne duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer. Përndryshe nuk kemi asnjë mundësi”, ka thënë ndër të tjera mesfushori kombëtares shqiptare.

Skip to toolbar