KED përjashton Sekretarin e Kuvendit nga gara për Kryeinspektor. Emrat për Kushtetuesen

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shqyrtuar emrat e kadidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe ato për Gjykatën Kushtetuese.

Përsa i përket postit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KED ka marrë vendimin për të ndaluar kandidimit e Genci Gjonçajt për këtë post. Genci Gjonçaj aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit. KED nuk e argumenton përjashtimin e tij nga gara por realstory bëri verifikimet dhe rezulton se Gjonçaj nuk ka kaluar ende në sitën e Vettingut dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e përjashtimit të tij.

KED në mbledhjen e fundit ka lejuar vazhdimin e garës për Inspektor të Lartë të Drejtësisë për Artur Metanin i cili aktualisht mban postin e Avokatit të Shtetit.

KED sqaron se vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës. Ndërkohë që sqaron se argumentet për vendimet do t’i parashtrojnë më vonë të zgjeruara.

Kandidatët në garë për Inspektoriatin e Lartë

1-Artur Malaj (konfirmuar nga KED)

2-Artur Metani (Konfirmuar nga KED)

3-Eris Hysi (në pritje)

4-Genci Gjonçaj (Perjashtohet)

5-Klodian Rado (Ne pritje)

6-Marsida Xhaferllari (Në pritje)

Përsa u përket kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, KED ka lejuar vazhdimin e garës për

Elsa Toska, e cila aktualisht është këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese dhe është konfirmuar në detyrë nga Vettingu.

KED ka ndaluar kandidimin për vendet vakante për në Gjykatën Kushtetuese të gjyqtares Valbona Bala. Ajo është ndaluar nga KPK që të ushtrojë profesionin për 15 vitet e ardhshme. “Subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo) nuk mund të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”, shkruan KPK.

Përjashtohet nga gara gjyqtari Klodian Rado, i cili aktualisht mban postin e ekspertit në misionin ndërkombëtar të  EURALIUS dhe ndoshta arsyeja e ndalimit të garës për të është shmangja e konfliktit të interesit.

KED ka ndaluar garën për Rexhep Bekteshin, gjyqtar i Gjykatës së Durrësit i cili kaloi së fundi procesin e vettingut dhe u konfirmua në detyrë. Nuk dihet arsyeja se pse KED ka marrë vendimin për ndalimin e garës për Bekteshin.

Ndalohet gjithashtu gara për kandidatët Sinan Tafaj, Petrit Kaja dhe Gëzim Allaraj, të cilët rezultojnë se ende nuk janë shqyrtuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

1-Arta Vorpsi (konfirmuar nga KED)

2-Besnik Muçi (konfirmuar nga KED)

3-Elsa Toska (Konfirmua nga KED)

4-Gëzim Allaraj (Përjashtuar nga KED)

5-Klodian Rado (Përjashtuar nga KED)

6-Marsida Xhaferrllari (Në pritje)

7-Petrit Kaja (Përjashtuar nga KED)

8-Regleta Panajoti (konfirmuar nga KED)

9-Rexhep Bekteshi (Përjashtuar nga KED)

10-Sinan Tafaj (Përjashtuar nga KED)

11-Zhaklina Peto (Në pritje)/Realstory.al

Joe Biden kryeson sondazhet për president. Lajmin e jep kompania e preferuar e Trump

Demokrati Joe Biden kryeson në sondazhet paraprake për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm. Këtë e ka konfirmuara vetë kompania e preferuara e sondazheve të presidentit Trump. Në rezultatet e saj ajo ka nxjerr se kandidati kryesor i demokratëve për President i ardhshëm i SHBA-ve, ish-nënpresident Joe Biden, është më lartë në renditje.

Sondazhi i kompanisë Rasmussen ka arritur në përfundimin se 48 % e votuesve kanë përkrahur Joe Biden, ndërsa presidenti Trump ka vetëm 44 % të përkrahjes së votuesve amerikanë.

“Joe Biden është ende demokrati më i suksesshëm në një takim hipotetik në 2020 me Presidentin Trump”, cilësojnë autorët e sondazhit, i cili u zhvilluar ditën e premte.

Edhe disa muaj më parë sondazhet e Rasmussen kanë treguar se në një garë hipotetike për president Biden-Trump,  Biden ka 49 % të përkrahjes dhe Trump vetëm 44 % , pothuajse identike me sondazhin e së premtes.

Biden është duke u përballur me konkurrencë në rritje nga kandidatët e tjerë demokrat për president, por sipas sondazheve ai vijon të jetë kandidatura më e suksesshme.

Kompania Rasmussen është një nga të preferuarat dhe më të besuarat e Trump, pasi në 2018 ai ka shpërndarë sondazhet e saj plot 11 herë duke e falënderuar për votimin e ndershëm. Një analizë CNN zbuloi se sondazhi përfundimtar i përgjithshëm i votimit e kompanisë Rasmussen ishte më pak i sakti nga 32 sondazhet e kryera në 2018.

Gara për kryeprokurorin, KLP letër të dytë KPK: Vetting për Olsian Çelën

Gara për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak se një nga kandidatët nuk ka kaluar ende procesin e vettingut. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është drejtuar me një letër të dytë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përmes të cilës i kërkon sërish që të bëjë vettingun për prokurorin Olsian Çela, në mënyrë që më pas KLP të bëjë përzgjedhjen e kandidaturave.

Pranë KLP-së kanë aplikuar katër kandidatët zyrtarë për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm. Ata janë Olsian Çela, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe avokati Lulzim Alushaj.

Kjo është letra e dytë që KLP i dërgon KPK-së, nga e cila ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Olsian Çela është i vetmi nga tre kandidatët prokurorë që nuk ka kaluar akoma vettingun, që është kusht për vijimësinë e procedurave për kreun e organit të akuzës.

Mbyllet gara, 4 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm

Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.  Janë 4 kandidatë zyrtarë që do të garojnë për këtë post. Konkretisht Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe  Arta Marku janë kandidatët zyrtarë, aplikimet e të cilëve kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Do të jetë pikërisht ky institucion që do të bëjë vlerësimin e emrave dhe më pas 3 nga më të vlerësuarit do t’i kalojnë Parlamentit për shqyrtim dhe miratim.

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit. Sigurisht që prokurori i ri i Përgjithshëm duhet të ketë kaluar me sukses edhe procesin e vettingut.

Ashtu siç pritej, Marku në garë për kryeprokurore

Arta Marku, që mban aktualisht postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme prej më shumë se një viti, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën dhe dokumentacionin e saj pranë KLP-së për të marrë pjesë në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme.

Aktualisht në garë janë edhe 3 kandidatë të tjerë, Olsion Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjona Memçaj aktualisht prokurore në prokurorinë e Apelit, dhe avokati Lulzim Alushaj.

Fatjona Memçaj dhe Arta Marku kanë kaluar me sukses vettingun ndërsa dy kandidaturat e tjera pritet t’i nënshtrohen këtij procesi.

Kush është kandidati i parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Olsian Çela është i pari që ka dorëzuar dokumentet e regjistrimit për të kandiduar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Lajmi është konfirmuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Gjatë mandatit të ish-kryeprokurores Ina Rama, prokurori Olsian Çela ka qenë drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda. Tashmë është prokuror në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Këshilli i lartë i Prokurorisë ka hapur që në datën 1 prill garën për drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke lënë 30 ditë kohë afat për të gjithë prokurorët që të aplikojnë duke dorëzuar dokumentet.

Kandidatët duket të plotësojnë kriterin profesional, atë moral dhe të integritetit, atë organizativ, të jenë drejtues dhe të kenë elementë shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).

Emri tjetër i sigurt deri tani që kandidon është edhe Arta Marku, kryeprokurorja e Përgjithshme, e Përkohshme.

Skip to toolbar