Vrasja e gazetares investigative në Maltë, arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i kabinetit të ish kryeministrit Joseph Muscat me akuzën e pastrimit të parave dhe jo drejtpërdrejt për vrasjen e gazetare, megjithëse në kontekstin e të njëjtit hetim.

Daphne Caruana Galizia, shkruante atë kohë se Malta ishte një kënetë në formën e një ishulli, për shkak të aftësisë që ajo kishte për të mbuluar e zhytur gjithçka të pistë, duke gëlltitur prova e fakte.

Pasi u vra më 3 nëntor 2017, ajo nuk mundi të vazhdonte të tregonte gjithë çfarë kishte zbuluar

Prokuroria malteze gjatë tre viteve ka hapur hetime për shumë figura të larta të qeverisë dhe Partisë së Punës së ish kryeministrit të dorëhequr më 1 janar 2020 Muscat si dhe për disa biznesmenë të fuqishëm.

Po në janar Bashkimi Europian dërgoi në Maltë një mision hetimor për të hëtuar financat gjatë administratës së Muscat.

I arrestuari Keith Schembri, shefi i kabinetit të ish-kryeministrit të Punës Joseph Muscat, pasi u mor në pyetje sot u la i lirë.

Historia e tij ka të bëjë me trafikimin e pasaportave për të pajisur qytetarë jashtë Bashkimit Europian, manjat rusë të naftës apo dhe iranian, me pasaporta te Unionit Europian, të cilët falë blerjes së një pasaporte malteze dhe ryshfetit kishin arritur të bëheshin qytetarët maltezë dhe për këtë arsye edhe qytetarë te BE-së në mënyrë që të lëviznin lirshëm dhe të pastronin paratë e tyre në BE, falë disa bankave të gatshme për të mbyllur të dy sytë, një nga të cilat është Banka Pilatus, ‘lojën’ e të cilës e kishte kuptuar edhe Daphne Caruana Galizia që përpara tre vjetësh, por që tani nuk mund të flasë…

Përmes bankës Pilatus, pastronte para edhe Brian Tonna, një sipërmarrës pranë ish kryeministrit maltez si dhe Konrad Mizzi Ish Ministri i Energjisë në qeverinë e atëhershme të Muscat.

Sipas asaj që është rindërtuar nga Autoriteti Maltez Kundër Pastrimit të Parave, vetëm një transfert bankare nga tre rusë që do të merrnin shtetësinë malteze dhe që ishtë derdhur në llogarinë pesronale të të arrestuarit Schembri, ishte në shifrën e 166 mijë eurove

Në ditët në vijim do të kuptohet nëse këneta malteze është kthyer me të vërtetë në një pishinë.

Gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin dhe pastrimin e parave në Maltë, u vra në një atentat me autobombë në makinën e saj.

Vranë gazetaren Investigative, dy adoleshentë në pranga

Gazetarja 29 vjeçare, Lyra McKee nga Irlanda e Veriut, u vra nga një plumb qorr të enjten në mbrëmje, teksa ishte duke raportuar për trazirat e dhunshme në qytetin Londonderry.

Ndërkaq, policia Irlandës së veriut ka vënë në pranga dy adoleshentë për vrasjen e saj. Kështu janë arrestuar dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç të cilët tashmë akuzohen për terrorizëm.

Lyra McKee u godit nga një plumb qorr  nga arma e njërit prej të arrestuarve.

Puna e saj përfshinte investigime mbi pasojat e dhunës në Irlandën e Veriut.

Vritet gaztarja në protestat e Iralndës së Veriut

Londonderry – Një hetim për vrasje ka nisur pasi një grua e re në moshë u vra gjatë natës së protestave në Londoderry, në Irlandën e Veriut.

Policia e përshkruan si një “incident terrorist“. Disa raportime, ende të pakonfirmuara, japin detaje duke bërë të ditur se 29 vjeçarja ishte gazetare dhe po mbulonte ngjarjet e protestave të dhunshme.

Të shtëna me armë zjarri dhe bomba molotov raportohet të jenë përdorur gjatë orëve të protestës në Creggan, një zonë e qytetit që nacionalistet preferojnë ta quajnë “Derry”. Tensionet janë rritur në prag të Pashkëve, dhe shumë irlandezë po përkujtjnë kryengritjen e armatosur kundër rregullit Britanik të vitit 1916, që u bë I njohur si Kryengritja e Pashkëve.

Gazetarja Leona O’Neill gjatë një postimit në tëitter u shpreh se kish qenë në krahë të viktimës kur ajo u rrëzua dhe kishte lajmëruar menjëherë ambulancë, edhe pse gruaja e re nuk arriti të mbijetonte, duke humbur jetën në spital. “Vetëm 29 vjeçare. Nuk mund ta kapërdijë”, u shpreh ajo. 

Zëvendës shefi i forcave policore të këtij rajoni konfirmoi vdekjen e gruas së re në moshë, duke theksuar se çështjen po e trajtojnë si një incident terrorist dhe për këtë ka nisur një çështje hetimore.

Ngjarja është kritikuar në mjedisin e përcarë politik. Disidentët Republikanë po akuzohen për valën e dhunshme të protestave, të cilat paralajmërojnë një mundësi të madhe destabiliteit gjatë kremtimit të Pashkëve.

Në Janar një autobombë shpërtheu pranë godinës së drejtësisë në Londonberry, por fatmirësisht nuk pati viktima. Një grup i vetëquajtur “IRA“, mori përsipër vendosjen dhe shpërthimin e autobombës.

Disa grupe vijojnë kundërshtimin e procesit të paqes edhe pas 21 vitesh prejt marrëveshjes së të Premtes së Mirë.

Skip to toolbar