Kompania “Gener 2” do të ndërtojë 20 apartamente në Thumanë

Kompania “Gener 2” vendosi t’i përgjigjej thirrjes për ndihmë, në këto momente të vështira që po kalon vendi, si pasojë e goditjeve nga tërmeti.

Me qëllimin për të lehtësuar sado pak dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve tanë, kompania “Gener 2” ka marrë përsipër të ndërtojë 20 apartamente, në zonën e Thumanës, që rezulton edhe një nga më të goditurat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kompania “Gener 2” do të ndërtojë këto 20 apartamente në kohën sa më të shkurtër, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe qendror, për t’ua dorëzuar ato më pas banorëve të Thumanës që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Skip to toolbar