Klubi legjendar i Serisë A zyrtarisht në shitje!

Një nga klubet më të vjetra të futbollit në Itali, ka dalë në shitje. Bëhet fjalë për Genoan, skuadër që aktualisht militon në Serinë A, por që rrezikon rënien nga kategoria.

Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse Këshilli Drejtues i Klubit ka marrë vendimin që të shesë aksionet e klubit, që aktuakisht drejtohet dhe është në pronësi të Enrico Preziosi.

Pas marrjes së vendimit për shitjen e klubit nga këshilli, klubi 9 herë kampion në Serinë A, ka bërë të ditur këtë vendim për publikun dhe tifozët duke publikuar një njoftim në rrjetet sociale.

“Genoa Cricket and Football Club S.p.A. komunikon se ka autorizuar shoqërinë e konsultimit financiar Assietta S.p.A., e specializuar në të tilla operacione, si këshilltar për shitjen e shoqërisë. Bashkë me këtë shoqëri do të operojë edhe një ent tjetër, i profilizuar në arenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e klubit.

Atalanta e Gjimshiti super, kalojnë Interin në renditje (video)

Atalanta nuk ka të ndalur në rrugën e saj drejt Champions League sezonin e ardhshëm, pasi tashmë duket se ky kompeticion është siguruar.

Skuadra bergameze ka fituar ndaj Genoa-s me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në vendin e tretë në Serinë A, kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

Atalatna i ka marrë vendin e tretë në renditje Interit, duke e kaluar me dy pikë më shumë megjithëse zikaltërit kanë ende një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndeshja nis mirë për bergamezët, me Berat Gjimshitin që është përsëri titullar në këtë takim.

Gjatë pjesës së parë vendasit dominuan gjithçka duke prekur dhe rrjetën por goli u anulua, ndërsa në të dytën Barrow zhbllokoi rezultatin me nisjen e lojës. Në minutën e 53′ Berat Gjimshiti kthehrt protagonist, duke asistuar golin e dytë për Atalantën, që u shënua nga Castagne.

Goran Pandev ngushtoi diferencat për Genoan, duke ia bëri të vështira katër minutat shtesë, sidoqoftë në fund Atalanta mori tre pikë të arta.

Skip to toolbar