Italia drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri Conte: Aksioni qeverisë mbaron këtu

“Aksioni i qeverisë përfundon këtu. Salvini ka ndjekur interesa personale partiake”, ka qenë kjo fjalia hapëse e fjalimit të kryeministrit Giuseppe Conte përpara Senatit. Në këtë mënyrë, kryeministri italian, pa përvojë të mëparshme në politikë, që mori drejtimin e qeverisë në qershor të vitit 2018, lajmëron dorëheqjen. Ai erdhi në politikë nga auditoret e universitetit si profesor i të drejtës, duke marrë drejtimin e qeverisë italiane pas marrëveshjes që Lega Nord arriti me Lëvizjen Pesë Yjet një vit më parë.

Dy partitë populiste, euroskeptike, siguruan më shumë vota në zgjedhjet e marsit 2018, por koalicioni është përçarë kohët e fundit për shkak të shumë mosmarrëveshjeve. Në këto kushte, Italia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat i ka kërkuar Salvini. Kreu i Lega Nord, mori një mbështetje të madhe elektorale gjatë zgjedhjeve të majit për Parlamentin Europian, duke u renditur forca e parë në Itali.

Rezultati i votimeve për eurodeputetët, duket se i ka krijuar bindjen Salvinit se ai mund të fitojë zgjedhjet në Itali, duke qeverisur i vetëm. Gjatë seancës së jashtëzakonshme që ka nisur pasditen e të martës në Senatin italian, kryeministri Giusepe Conte ka akuzuar ndihmësin e tij, Matteo Salvini, si njeriu që ka thelluar krizën, “duke ndjekur interesat personale”, ka thënë Conte, duke shtuar: “Ka ardhur dita e llogarisë. Në Senat, kriza de facto, dy javët e fundit është thelluar. Ne nuk kemi nevojë për njerëz me fuqi të plota, por për njerëz me kulturë institucionale dhe sens përgjegjësise”.

Skip to toolbar