Vllaznia merr ish trajnerin e Maqedonisë

Vllaznia ka nisur punën për sezonin e ri, që e gjen në Superligë. Pasi ka hedhur firmën në kontratë me disa lojtarë, klubi Kuq e Blu, ka gjetur dhe trajnerin që do të drejtojë shkodranët në Superiore për sezonin 2019/20. Emri që ka përzgjedhur Vallznia, është Mirsad Jonuz nga Maqedonia e Veriut.

Sipas një njoftimi për shtyp, të bërë nga klubi, mësohet se kontrata me trajnerin e ri do të firmoset në vijim, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të saj. Megjithatë, emri i Jonuz në pamje të parë tregon një zgjedhje të mirë të klubit të Vllaznisë. Trajneri maqedonas, pasi ka drejtuar për dy vite ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut, duke zhvilluar në total 30 ndeshje.

Gjithashtu, gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar ekipin e Rabotniçkit në Maqedoni dhe prej vitit 2003 deri në 2009, ka drejtuar kombëtaren U21 të vendit fqinj. Gjithashtu, Jonuz, ka drejtuar edhe ekipin qipriot të Nea Salamis, ndërsa ka pasur dhe një eksperiencë si Drejtor Teknik në ekipin e Horizont Turnovo në Maqedoni.  Sezonin e fundit, ai ka qenë trajner i ekipit të Aiginiakos në Greqi. Pasi të firmosë kontratën me drejtuesit e klubit, trajneri i ri maqedonas, pritet të nisë menjëherë punën për fazën përgatitore.

Skip to toolbar