Falsifikonin dokumentet, 4 persona procedohen penalisht

Policia e Durrësit ka arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Gjatë operacionit të koduar “IDENTITETI”, pas një hetimi disa javor, policia e Durrësit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë çuar në zbulimin e një rasti të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Si rezultat i këtij hetimi policia arrestoi shtetasin R.Y., 30 vjeç, banues në Mertiraj, Vlorë, punonjës i gjendjes civile Vllahinë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Gjithashtu ndiqet ne gjendje te lirë shtetasja K.P., punonjëse e gjendjes civile Durrës për veprat penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin çregjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanisë ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Skip to toolbar