Pranga ish-sekretares së gjykatës në Vlorë

Strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Vlorës, arrestuan të enjten një shtetase, e cila kishte mbajtur detyrën e ish-sekreteares gjyqësore në Gjykatën Administrative Vlorë.

43-vjeçarja, Edlira Shehu, banuese në Tiranë, u arrestua pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Sipas një njoftimi të Policisë së Vlorës, pas një hetimi dhe bashkëpunimi mes prokurorisë dhe uniformave blu është bërë ndalimi i kësaj shtetasja.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Sokol Ibi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi. Mëngjesin e të premtes, KPK, ka vendosur se Sokol Ibi kalonte tre kriteret e vlerësimit të figurës së tij; pasurisë, integritetit dhe aftësisë profesionale. Sokol Ibi bëhet gjyqtari i parë që kalon Vettingun pas përfundimit të pushimeve të verës, duke u konfirmuar në detyrë, ndërkohë që vendimi i KPK-së ankimohet  në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Vlerësimi për Sokol Ibin është bërë në tre aspekte; pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësinë profesionale. Fillimisht është marrë në shqyrtim deklarata e pasurisë në ILDKPI, institucion që më herët nuk kishte gjetur probleme në pasurinë e Ibit. Sipas këtij institucioni, gjyqtari i Gjykatës Administative të Korçës ka burime të ligjshme të pasurisë, ndaj nuk dyshohej për konflikt interesi.

Sipas deklaratës së pasurisë, gjyqtari Sokol Ibi zotëron një banesë me sipërfaqe 127 metra katrorë, së bashku me një tokë bujqësore në Pogradec. Megjithatë, hetimet e Komsionit të Pavarur të Kualifikimin, kanë nxjerrë se gjyqtari nuk e ka deklaruar tokën bujqësore që ka në zotërim, ndërsa sipas komisionit, ka mospërputhje në deklarimet për  blerjen e tokës bujqësore dhe të banesës. Por duket se këto nuk kanë qenë problem, ndërsa KPK nuk ka gjetur problematika as në figurën e Sokol Ibit dhe aftësitë e tij profesionale, duke e konfirmuar në detyrë.

Kajmaku merr mandatin nga Gjykata Administrative

Agim Kajmaku merr zyrtarisht mandatin e tij si kryetari i ri i Bashkisë së Vorës. Gjykata Administrative i ka dhënë zyrtarisht mandatin Kajmakut, i cili më herët u refuzuar nga Gjykata e Tiranës duke e shpallur atë moskompetencë të saj.

Kjo erdhi me arsyetimin se në kërkesën e tij, Agim Kajmaku kishte kërkuar “verifikim” të mandatit dhe jo “vërtetim”, gjë që u zgjidh me një kërkesë sqaruese nga Partia Socialiste. PS kërkoi që Kajmakut t’i jepej mandati si fitues i ligjshëm i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.


Vendimi për t’i dhënë zyrtarisht mandatin si kryebashkiak i Vorës Agim Kajmakut, e mori gjyqtarja Fida Osmani .

Më herët ishte gjyqtarja e Tiranës, Arjana Gunbardhi, ajo e cili vendosi moskompetencën për shqyrtimin e çështjes dhe dërgimin në Gjykatën Administrative.

Skip to toolbar