Pranga ish-sekretares së gjykatës në Vlorë

Strukturat e Krimit Ekonomik në Policinë e Vlorës, arrestuan të enjten një shtetase, e cila kishte mbajtur detyrën e ish-sekreteares gjyqësore në Gjykatën Administrative Vlorë.

43-vjeçarja, Edlira Shehu, banuese në Tiranë, u arrestua pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Sipas një njoftimi të Policisë së Vlorës, pas një hetimi dhe bashkëpunimi mes prokurorisë dhe uniformave blu është bërë ndalimi i kësaj shtetasja.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Skip to toolbar