“Reforma në 2008 ishte konsensuale”. Gjylameti: Ne nuk do ndryshojmë asnjë nen të dakordësuar

Në emision “Real Story”, deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti u shpreh se partitë politike duhet të lënë pas retorikat e vjetra. Sipas saj, puna për reformën zgjedhore është një moment i mirë për të ndërtuar ura komunikimi. Sipas saj, treyeza ku përfshihen ekspertët dhe palët politike duhet të jetë në interes të vendit, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk do të ndryshojë asnjë nen të dakordësuar në parlament.

“Nëse palët politike nuk ulen për të zgjidhur mos-marrëveshjet, do të kemi gjithmonë probleme. Duhet të ndërtohen ura të komunikimit me opozitën jashtë-parlamentare. Ulja ndërmjet ekspertëve dhe palëve politike është që t’i shërbejmë vendin. Ne angazhohemi si maxhorancë që të mos ndryshojmë asnjë nen të dakordësuar në parlament. Nuk duhet të fillojmë me retorikat e vjetra, që pa nisur me reformën zgjedhore, anatemohet paraprakisht”, tha Gjylameti.

Ndërkohë, Gjylameti theksoi se marrëveshja e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ishte konsensuale mes palëve. “Tashmë në Komision kemi një produkt të ekspertëve. Është e vërtetë që ODIHR ka bërë disa rekomandime, por edhe partitë kanë pasur pretendimet e tyre. Ndaj ODIHR mban rolin e një arbitri. Opozita jashtë parlamentit merr atë rol që ka. Kjo opozita vjen e propozon. Reforma e 2008 ka qenë reformë konsensuale. Ka qenë konsensuale”, deklaroi Gjylameti.

Skip to toolbar