“Të mendohen mirë”, Lleshaj: Gjyqtarët do kenë telashe si kriminelët

Ligji “Anti-KÇK” është një paketë e tërë ndryshimesh ligjore, që synon të veprojë deri në funksionimin e plotë të SPAK dhe BKH. Ligji parashikon që të ketë ndërhyrje edhe për prokurorët dhe gjyqtarët. Duke iu referuar rasteve kur gjyqtarë të caktuar kanë liruar persona me precendtë kriminal, Ministri Lleshaj tha se nëpërmjet ligjit të ri, Policia do i drejtohet KLP apo KLGJ për të kërkuar marrjen e një vendimi ndaj tyre.

“Ka parashikime që kur gjyqtarët apo prokurorët vërehen në shkelje të rënda, Policia i drejtohet KLP dhe KLGJ dhe ato marrin një vendim për pezullim ose jo. Nëse gjyqtari pezullohet, ai do të ketë telashe ligjore, si krimineli.”, tha ndër të tjera Lleshaj.

Ministri theksoi gjithashtu, se ligji që pritet të miratohet në 2 dhjetor, mund të zbatohet deri në vitin 2022, kur parashikohet që organet e reja të drejtësisë të jenë funksionale plotësisht.

“Nëse do kishte ecura çdo gjë sipas parashikimit fillestar të Reformës në Drejtësi, nuk do ishin të nevojshëm këto hapa sot. Pra ka një ngërç. Pati një bllokim të reformës. Viti 2019 ishte viti anti-reformë në Shqipëri. Vonesa e ngritjes së institucioneve të drejtësisë ka krijuar këtë boshllëk. Ky nuk është mekanizëm mbrojtës. Në momentin që fillon punë BKH dhe SPAK, nevoja e këtij ligji bie. Ky ligj e përfundon vlefshmërinë e tij kur rolin e merr SPAK. Ligji mund të shkojë deri në vitin 2022”, tha Ministri. /Realstory.al/

Udhëtuan me paratë e biznesmenit që po hetonin, prokuroria: Burg për 3 gjyqtarët

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 3.5 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit të akuzuar për korrupsion. Gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar për to, që nëse miratohet pretenca e prokurorisë, atëherë 3 gjyqtarët do të përfundojnë uljen e 1/3 të dënimit me burg.

Konkretisht gjyqtarët Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shërbime nga biznesmeni Namik Sadiku, për të lehtësuar procesin e gjykimit të tij, që ishte nën hetim nga prokuroria Durrës.  Për biznesmenin Sadiku, prokuroria ka kërkuar 2 vite arrest me burg.

Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshjen ‘El Classico’ në Spanjë. Si provë u paraqit udhëtimi i tyre në të njëtën kohë së bashku me biznesmenin, në Itali dhe më pas në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin, të gjitha të paguara nga Sadiku.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me këtë biznesmen, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Drejtësisë i largohen edhe dy ish anëtarë të Gjykatës së Lartë

Dy ish-anëtarët e Gjykatës së Lartës, gjyqtarët Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj, kanë dhënë dorëheqjen e tyre duke u larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Dy gjyqtarët ishin anëtar të Gjykatës së Lartë që në korrik të 2017 dhe njoftuan dorëzimin e mandatin me arsyetimin e mbarimit të tij, edhe pse sipas ligjit ato mund të qëndrojnë në detyrë deri sa të zëvendësohen.

Largimi i tyre nga drejtësia, shmang zhvillimin procesit të vettingut që vlerëson ligjshmërinë  e pasurisë së tyre, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Po sipas ligjit, gjyqtarët Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj mund të kërkonin të emëroheshin gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, por ata nuk kanë preferuar të shërbejnë më në sistemin e drejtësi.

Që nga nisja e vettingut, këto nuk janë gjyqtarët e parë që kanë zgjedhur të largohen nga sistemi i drejtësisë duke shmangur hetimin e pasurisë së tyre dhe pastërtisë së figurës. Disa ditë më parë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë Andi Çeliku, njoftoi largimin e tij nga drejtësia duke hequr dorë nga statusi i magjistratit.

Akuzat për korrupsion pasiv, Krimet e Rënda pranojnë gjykimin e shkurtuar për 3 gjyqtarët e Durrësit

Krimet e Rënda kanë pranuar kërkesën e tre gjyqtarëve për gjykim të shkurtuar, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv. Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Petrit Ceno, Petraq Dhimitri dhe Kliton Spahiu,  më 24 korrik do të përballen në gjyq me akuzat e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Tre gjyqtarët, në 2014, udhëtuan së bashku për të parë e “El Classico” në Spanjë me paratë e biznesmenit Namik Sadiku. Sadiku në atë periudhe kishte nën gjykim për një çështje, dhe gjyqtari i saj ishte pikërisht Kliton Spahiu, ndërsa anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Skip to toolbar