Rashica mes yjeve për golin më të bukur në Bundesliga

Në Gjermani po evidentohet çdo ditë  e më shumë talenti i Milot Rashicës, sulmuesit kosovar që aktivizohet me skuadrën e Werder Bremen.

Viti 2019 ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për 22-vjeçarin, që ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje të Bundesligës.

Shpërthimet e Rashicës në krah kanë qenë mahnitëse dhe kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe jo vetëm në Gjermani.

Sakaq, Bundesliga ka renditur 5 golat më të bukur të realizuar deri më tani nga lojtarët e kampionatit gjerman, ku mes tyre nuk mungon Milot Rashica.

Ylli kosovar i Bremen është renditur në vendin e katërt të Bundesligës me golin e realizuar ndaj Augsburg, ku është përzgjedhur goli i tretë i shënuar nga Milot Rashica në atë ndeshje.

5. Yussuf Poulsen (Leipzig): Goli i katërt në fitoren 5-0 ndaj Hertha Berlin. 7 gola në vitin 2019, 15 këtë sezon për të.

4. Milot Rashica (Werder Bremen): Goli i tretë në fitoren 4-0 ndaj Augsburg. 7 gola në vitin 2019, 8 këtë sezon për të.

3. Ishak Belfodil (Hoffenheim): Goli i dytë në fitoren 3-0 ndaj Hannover. 9 gola për vitin 2019, 13 për këtë sezon.

2. Andrej Kramaric (Hoffenheim): Goli i dytë ndaj Nurnberg në fitoren 2-1. 9 gola në vitin 2019, 15 për këtë sezon.

Robert Lewandowski (Bayern Munich): Goli i parë në barazimin 1-1 ndaj Freiburg. 11 gola për vitin 2019, 21 për këtë sezon.

Skip to toolbar