Vodhën 110 mln lekë, gjykata lë në burg hajdutët në Krujë

Gjykata e Krujës la në burg autorët e dyshuar për grabitjen e 110 milion lekësh nga kasaforta e Postës Shqiptare në Krujë. Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafaj, Andi Rexhepi dhe Besnik Parruca u lanë në burg nga togat e zeza, ndërsa mbetet në kërkim një shtetas 28-vjeçar, i cili ishte specialist i policisë private që ruante godinën e postës.

Për pesë anëtarët e grupit rëndon vepra penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Grabitje me dhunë” e “Mbajtja e armëve pa leje”, ndërsa roja i postës akuzohet për “Mos kallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”. Disa ditë më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona grabitën 110 milion lekë nga kasaforta e Postës në Krujë.

Por, për një koh rekord, të gjithë personat u arrestuan pas disa kontrolleve në disa qytete. Së bashku me këtë ngjarje, Policia e Shtetit zbardhi edhe disa grabitje të tjera në vend, kryesisht në Gjirin e Lalzit. Autorët vepronin si grup i strukturuar kriminal.

Skip to toolbar