Greva në Itali, pezullon fluturimet drejt Shqipërisë

Të hënën në 25 nëntor, punonjësit e aeroporteve në Itali do të zhvillojnë një grevë kombëtare. për këtë arsye, pritet që të ketë vonesa dhe probleme me transportin e pasagjerëve. Me anë të një komunikimi në rrjetet sociale, Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi të dielën në mbrëmje se të paktën gjashtë fluturime, Itali-Shqipëri dhe anasjelltas, pritet të kenë probleme.

Sipas AAC, nga greva pritet të ketë probleme fluturimi AZ583 i Alitalia me nisje nga aeroporti i Romës në drejtim të Rinasit dhe anasjelltas. Gjithashtu, probleme pritet të ketë edhe fluturimi i ZB2001 i kompanisë Air Albania, që niset nga Tirana në drejtim të Romës dhe anasjelltas, si dhe fluturimi i tjetër i Air Albania, ZB2003 që niset nga Tirana në drejtim të Malpensas.

Greva e punonjësve të aeroporteve në Itali pritet të zhvillohet për disa orë, duke shkaktuar probleme me vonesat për udhëtarët. Ndaj, Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët shqiptarë që të kontrollojnë fluturimet e tyre në këtë datë.

Njoftim i rëndësishëm!Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas,…

Gepostet von Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) am Sonntag, 24. November 2019
Skip to toolbar