CDU ndryshon deklaratë, tani mbështet negociatat. Gutting: Jo molotov demokracisë

Vetëm një ditë pas deklaratës së bërë nga zëvendës kryetari i CDU-së, Johann David Wadephul, ka ardhur të premtem një tjetër qëndrim nga CDU për reformat në Shqipëri dhe ecurinë e saj drejt integrimit evropian.

Anëtari i Presidencës së CDU-së, Olaf Gutting në deklaratën e tij shpreh  një qëndrim krejt ndryshe nga Wadephul.

Gutting thotë se duhet përshëndetur progresi i prekshëm i Shqipërisë dhe rekomandimi i KE-së për negociatat, ndërsa shton se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë dhe probleme për të zgjidhur. Pro ai dënon molotovët e opozitës.

Deklarata plotë e Olaf Gutting

Para së gjithash Shqipëria është miku ynë dhe partneri ynë dhe nuk do ta harrojmë kurrë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE-së në rajon, bazuar në të gjithë anketat e Bashkimit Europian. Kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe perspektivën për pranimin në BE. Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi

investuar në këtë vend, gjë që bëri të që Shqipëria të ketë një progres të mahnitshëm nga diktatura tek anëtarësimi në NATO-s dhe vend kandidat për në BE.

Së dyti, ne duhet të jemi të ndjeshëm duke dërguar mesazhe nga Gjermania në Shqipëri.

Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm duke dhënë këshilla

në Shqipëri, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Mund të themi vetëm se largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është opsion. Kjo është edhe e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.

Së treti, ne duhet të përshëndesim përparimin e Shqipërisë bazuar në raportin e Komisionit Europian dhe do ta trajtojmë atë me shumë përgjegjësi me recomandimin pozitiv të Komisioni për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Ka një progres të prekshëm.

Unë pajtohem se duhet ta shikojmë procesin sipas pikëpamjes sonë dhe ta analizojmë atë më vonë. Por kjo duhet të ndodhë në një dialog. Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për arritjet e tyre. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe probleme për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe të plotë mbështetje.

Skip to toolbar