Bayern drejt titullit, rikthehet Robben (video)

Bayern Munich ka mundur Hannoverin 3-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit në Bundesliga. Skuadra e Kovaç ia ka dalë me sukses ndaj ekipit të vendit të fundit në renditje.

Me fitoren, ekipi bavarez shkon në +4 pikë më shumë se Borussia Dortmund, që mban vendin e dytë në kampionat pas barazimit me Werder Bremen.

Lewandowski shënoi golin e parë në minutën e 27′, ndërsa Goretzka dyfishoi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Megjithatë miqtë ngushtuan pas gjashtë minutash lojë në pjesën e dytë, teksa Jomathas i ka shënuar Bayernit golin e 2000-të në Bundesligë.

Gjashtë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i Franck Ribery, që ka fiksuar shifrat në 3-1, teksa në fund të takimit për Bayern është aktivizuar dhe Robben pas katër muaj mungesë për shkak dëmtimi.

Mustafa shënon dopietë për Hannover 96

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Valdrin Mustafa,  që u bashkua këtë sezon me ekipin e Hannover II, ka rigjetur përsëri rrugën e rrjetës.

Sulmuesi, që është aktivizuar me ekipin Shpresa të Shqipërisë, ka realizuar dopietën e tij të parë në Gjermani me Hannover II, në takimin që skuadra e tij luajti në shtëpi kundër VfL Oldenburg.

Mustafa ka shënuar dy gola të shpejt në vetëm dy minuta lojë, pikërisht në të 90` dhe 90+2`, duke vulosur fitoren e Hannover II me rezultatin 4-1.

Dy golat e sotëm e çojnë Mustafën në kuotën e tre realizimeve në kampionatin “Regionallliga North” në Gjermani.

Pavarësisht nivelit amator ku luan aktualisht, Mustafa shihet si një talent dhe së shpejti mund të bashkohet me ekipin e parë të Hannover.

Futbollisti shqiptar është nën menaxhimin e ish-kapitenit të Kombëtares tonë, Altin Lala, që ka gjithashtu nën menaxhim dhe Milot Rashicën, yllin e Kosovës që po shkëlqen në Bremen.

View this post on Instagram

#firstdoppelpack⚽️⚽️ #niemalsallein⚫⚪💚

A post shared by Valdrin Mustafa (@valdrinmustafa98) on

Skip to toolbar