1 minutë heshtje në Kuvend për nëntetaren Hasanaj

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje në nder të nëntetares shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në Letoni për shkak të shpërthimit të papritur të municioneve.

Ka qenë deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ajo që i kërkoi Kuvendit që të mbajnë një minutë heshtje dhe kryetari i Kuvendit e pranoi propozimin e saj.

 “Iu prehtë shpirti në paqe” – u shpreh Ruçi, ndërsa vijoi më tej, seancën plenare.

Nëntetare Zarife Hasanaj humbi jetën 3 ditë më parë në kampin ushtarak në Letoni. Nga shpërthimi i minës, mbetën të plagosur edhe dy efektivë të Forcave Ajrore, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Skip to toolbar