Policia e Tiranës njoftoi të shtunën pasdite, rreth një ngjarje të rëndë që ndodhi në datën 14 nëntor. Sipas një njoftimi zyrtar, mësohet se dy ditë më parë, në shkallët e emergjencës të një hoteli në Tiranë, është gjetur e pajetë një shtetase.
Ajo është identifikuar nga pamjet filmike, duke rezultuar se viktima është shtetasja me inicialet G.V., 34 vjeçe. Sipas Policisë, kjo shtetase është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës së një hotelit.
Gjithashtu, raportohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa dyshohet se në çastin që është vetëhedhur ka qenë në kushte të rënduara psikologjike. Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.