Dy ndeshje dy fitore, kombëtarja U-18 kërkon suksesin e tretë në Kroaci

Kombëtarja U-18 e drejtuar nga trajnerët Ilir Biturku dhe Olsi Uku, prej disa ditësh është duke marrë pjesë në turneun “Kvarneska Rivijera 2019”, që po mbahet në Rijeka të Kroacisë.

Ekipi kuqezi ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para të luajtura në këtë turne.

Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja kuqezi mundi ekipin kroat NK Orijent, falë golit të shënuar nga Armelindo Mema, që aktivizohet me ekipet zinxhir të QPR.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar të martën kombëtarja jonë fitoi kundër Venecias me rezultatin 1-0.

Golin për ekipin tonë e realizoi sulmuesi Anteu Fetahu në minutën e 74. Këtë të mërkurë pasdite do të luhet dhe ndeshja e tretë për ekipin tonë ajo kundër NK Vinodol, ku kuqezinjtë do të synojnë një tjetër fitore në këtë turne.  

Kombëtarja U-18, vijnë lojtarë nga klube të mëdha europiane!

Ditën e nesërme do të nis grumbullimi i Kombëtares U-18, e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku. 18-vjeçarët kuqezi do të zhvillojnë disa ditë përgatitje para se të nisen drejt Kroacisë për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet në Rijeka. Lojtarët e thirrur në grumbullim vijnë nga akademi dhe klube të ndryshme futbolli nga vende të ndryshme të Europës dhe Anglia.

Njoftimi i FSHF-së: Shqipëria U-18 do të marrë pjesë në një turne miqësor që zhvillohet në Rijeka nga data 27 Maj deri më datë 2 Qershor. Kvarnerska Rivijera 2019 është një turne ndërkombëtar që organizohet nga klubi kroat i Rijekës dhe në të marrin pjesë 16 skuadra të ndara në katër grupe.

18 vjeçarët kuqezi fillojnë grumbullimin më 23 maj në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore deri para nisjes për në Kroaci. Skuadra do të drejtohet nga dyshja Ilir Biturku-Olsi Uku dhe nën urdhërat e tyre do të jenë plot 20 lojtarë.

Kuqezinjë debutojnë në këtë turne më datë 27 Maj, me ndeshjen ndaj kroatëve të NK Orijent. Më datë 28 Maj zhvillohet ndeshja e dytë e grupit B, ndaj italianëve të Venecias dhe më datë 29 Maj përfundon faza në grupe me ndeshjen ndaj NK Vinodol. Të treja ndeshjen fillojnë në orën 16:30.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Skip to toolbar