Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar dy shqiptarë të tjerë, që dyshohet se i bën atentat Ines Hajrulla. Të arrestuarit në Itali janë shtetasit Igli Memaj dhe Gentjan Dautaj, përkatësisht 31 dhe 42 vjeç. Ata janë ndaluar dhe arrestuar falë bashkëpunimit mes policisë italiane dhe asaj shqiptare. Ndalimi i tyre u bë gjatë kohës që udhëtonin me një mjet tip “Mercedes Benz” në periferi të Romës. Ata dyshohet se qëlluan në drejtim të Ines Hajrulla në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa menjëherë më pas janë arratisur në Itali.
Dy të arrestuarit janë loklaizuar nga forcat ligjzbatuese italiane dhe më pas janë arrestuar. Për ta është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja e armëve pa leje”. Gentjan Dautaj përdorte disa identitete të rreme në shtetin fqinj. Ndaj tij edhe Prokuroria e Firenzes kishte lëshuar urdhër-arrest për akuzën e zhvatjes të dhunshme.
Të enjten u arrestua dhe një tejtër shqiptar për atentatin ndaj Hajrullës, ndërsa më herët u arrestuan katër të rinj. Në total janë 7 persona të cilët dyshohet se tentuan të ekzekutonin të riun Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni në Vlorë. Atentati u krye 6 muaj më parë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Por Ines Hajrulla mundi të shpëtonte, ndërsa mbeti i plagosur një person.