Konkurruan në portal, punësohen 106 infermierë të rinj

106 infermierë të rinj janë punësuar së fundi pasi konkurruan në portalin Infermierë për Shqipërinë, ndërkohë që vetëm gjatë 3 muajve të fundit numërohen rreth 324 infermierë të punësuar në qendrat shëndetësore në mbarë vendin.

 “Ju jeni 106 të punësuarit gjatë këtij muaji nga konkursi i tretë në portalin “Infermierë për Shqipërinë” në bazë të meritës, dijeve dhe eksperiencës tuaj. Ndërkohë që janë 324 të punësuar në tre muajt e fundit nga veriu në jug, në sitemin shëndetësor publik në të gjithë vendin me meritokraci dhe transparencë”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me infermierët e punësuar rishtazi.

“Portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor duke ligjërojmë kështu këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithsecilit dhe i siguron sistemit shëndetësor të përzgjedhë më të mirët” – deklaroi Manastirliu.

Manastirliu lajmëroi ndryshimin në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor për edukimin në vazhdim.

“Ne kemi vendosur që  edukimi në vazhdim nuk do të jetë më vetëm detyrë për t’u përmbushur nga profesionistët, por do të jetë detyrim i institucioneve shëndetësore. Sepse në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor e kemi përcaktuar edukimin në vazhdim si detyrim i institucioneve për t’jua mundësuar dhe nëse jo, do të penalizohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore”, tha Manastirliu.

Skip to toolbar