IPhone 11 Pro, bën gjithçka me kamerën e tij. Por a do të jetë mjaftueshëm?

Apple ka prezantuar së fundi modelin e ri të IPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max. Sipas një artikulli të CNN, telefonat inteligjentë (Smart Phone), vijojnë të jenë të shtrenjtë, ndërkohë  që modelet e reja kanë vetëm pak ndryshime nga ato më të hershmet. Në serinë e fundit të IPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max, ndryshimi kryesor është kamera. Modeli i ri ka tre kamera, të cilat mundësojnë të bësh foto në disa kënde. Ndërkohë, ka pasur një përmirësim edhe të ekranit, është vendosur një procesor i ri, është përmirësuar bateria dhe kasa është bërë më rezistente ndaj gërvishtjeve.

Megjithatë, të gjithë këto elementë, veç tre kamerave, janë të padallueshëm për njerëzit e thjeshtë. Modeli i ri i IPhone nuk është pritur mirë në rrjetet sociale, ku njerëz të ndryshëm janë shprehur se IPhone 11 Pro dhe Pro Max është përsëritje e modeleve të mëparshme. Telefonat duken të njëjtë brez pas brezi, me përjashtim të telefonave që palosen, të cilët janë ende në zhvillim e sipër. Modeli i ri i IPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max është shumë i ngjashëm me IPhone 8.

Madje, sipas CNN, kur bateritë e telefonave lodhen prej përdorimit, është më e lehtë për ti zëvendësuar ato se sa të blesh një telefon të ri. Njerëzit kanë reflektuar, kjo është pasqyruar në shitjen e telefonave. Apple shititi 38 milion IPhone në tremujorin e dytë të vitit, një rënie prej 13.8% krahasuar me një vit më parë. Tremujori i parë i këtij viti ishte edhe më i dobët, duke shitur 44.6 milion telefonë, me një rënie prej 17.6%. Apple ka deklaruar së fundi se IPhone nuk ishte më zëri kryesor i fitimeve të kompanisë. Ndaj, kompania ka nevojë që telefoni i ardhshëm IPhone, të jetë një “hit”.

Megjithatë, modeli i IPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max, vjen si rrjedhojë e konkurencës me rivalët. Apple kishte mbetur prapa tyre, që kishin hyrë në treg me modelet me shumë kamera, veçanërisht Samsung SSNLF. Apple  ka filluar të mbyllë hendekun. Samsung Galaxy S10 5G ka gjashtë kamera, katër në pjesën e pasme dhe dy për slefie. IPhone 11 Pro Max ka katër gjithsej.  “Me seritë IPhone 11 dhe 11 Pro, Apple është duke u përpjekur të arrijë atje ku konkurrentët janë tashmë,” tha Vincent Thielke, një analist hulumtues. Modelet e reja të iPhone 11 marrin Mode Night, një tipar kamerash që rregullon ndriçimin në skena të errëta për t’i bërë ato më të dukshme. Modaliteti nuk është i disponueshëm në IPhone më të vjetër.

Skip to toolbar