Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është
nominuar edhe për këtë vit si kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi, që do të
jepet më 11 tetor. Për herë të parë që nga koha kur është dhënë ky çmim, për
vitin 2019, Akademia Suedeze do të japë dy “Nobel” për fushën e letrave. Shkaku
është pasi çmimi i vitit 2018 u pezullua, pas një skandali seksual të pahijshëm,
që çoi në dorëheqjen e shtatë anëtarëve të Akademisë.
Për pasojë trupa gjykuese nuk pati kuorumin e
nevojshëm për të marrë një vendim. Ndaj, këtë vit, Nobeli i Letërsisë do të ketë
dy fitues, të cilët do të marin një medalje ari dhe rreth 830 mijë euro si shpërblim.
Ndër kandidatët e përmendur për këtë çmim janë polakja Olga Tokrczuk, Ismail
Kadare nga Shqipëria, novelisti amerikan Joyce Carol Oates dhe Haruki Murakami
nga Japonia.
Akademia pritet të shmangë polemikat këtë
vit, ndaj për këtë arsye mendohet se një prej fituesve të dy çmimeve, do të jetë
grua. Për shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare, është e disata herë që nominohet
për të fituar Nobelin e Letërsisë. Në vitin 2017, disa gra folën në media dhe
akuzuan një personalitet të kulturës, me lidhje të ngushta me Akademinë, për
sulme seksuale, përdhunime apo ngacmime.
Për këtë arsye, në vitin pas ardhës, 7 nga 18
anëtarët e Akademisë dhanë dorëheqjen nga ky institucion. Pas emërimit të
anëtarëve të rinj, Akademia është zotuar për më shumë transparencë. Ndërkohë,
kandidate për të fituar Nobelin e Paqes, është aktivistja 16-vjeçare e
mbrojtjes së mjedisit, Greta Thunberg.