Perisiç lë Interin për Bayernin, një sezon i huazuar të kampionët e Gjermanisë

Ivan Perisiç ka firmosur këtë të martë kontratën njëvjeçare me Bayern Munich. 30-vjeçari kroat ka kaluar me sukes testet mjekësore, për të firmos më pas kontratën e re të huazimit nga Interi te Bayern Munich. Kontrata parashikon një vit huazim deri në 30 qershor të vitit 2020, dhe më pas skuadra bavareze ka të drejtën për të blerë kartonin e Perisiç.

“Ivan do të na ndihmojë me përvojën e tij shumë vjeçare në nivele të larta ndërkombëtare” tha drejtori  sportiv Hasan Salihamidzic, “ai është teknikisht i fortë dhe fleksibël në sulm. Jam i sigurt që Ivan do të integrohet shpejt pasi ai tashmë e njeh mirë Bundesligën dhe trajnerin tonë Niko Kovac”, ka përfunduar drejtori i Bayern Munich.

Ivan Perisiç në fakt e njeh mirë kampionatin gjerman. Para se ai të shkonte në Itali tek Inter, ka luajtur me ekipin e Wolfsburg dhe Borussia Dortmund. “Jam shumë i lumtur që kthehem në Gjermani. Bayern është një nga klubet më të mëdha në Evropë. Ne duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë, por edhe në Ligën e Kampionëve”, tha Perišić, i cili nënshkroi kontratën e tij në Säbener Straße pas një kontrolli të suksesshëm mjekësor.

Skip to toolbar